Alarm nga institucioni i Komisionit Evropian: Ushqim për foshnja i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm Bacillus Cereus është shpërndarë edhe në Kosovë

Alarm nga institucioni i Komisionit Evropian: Ushqim për foshnja i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm Bacillus Cereus është shpërndarë edhe në Kosovë

Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë i Komisionit Evropian (Rapid Alert System for Food and Feed – RASFF) ka njoftuar se në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut është shpërndarë një ushqim për foshnja i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm Bacillus Cereus. Sipas njoftimit zyrtar të RASFF-it, produkti “infant food” […]

Sipas njoftimit zyrtar të RASFF-it, produkti “infant food” është prodhuar në Holandë dhe është shpërndarë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian (BE), si dhe në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, raporton Periskopi.

Nga analizat laboratorike të kryera në Holandë, është konstatuar prania e bakterit Bacillus Cereus në nivel prej 580 cfu/gr.

Megjithatë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV) ende nuk ka njoftuar nëse ky produkt është prezent në tregun kosovar.

Sipas Ligjit për Ushqimin (Nr. 08/L-120), Agjencia e Ushqimit është e obliguar të informojë menjëherë konsumatorët në rast rreziku. Neni 6 i këtij ligji përcakton qartë se “në rast të rrezikut nga ndonjë ushqim, Agjencia ka për obligim ta njoftojë publikun, institucionet shtetërore dhe palët e interesit”.

Bacillus Cereus është një bakter gram-pozitiv anaerob që prodhon toksina. Ai gjendet zakonisht në tokë, bimë dhe ushqime të ndryshme. Ky bakter zakonisht shkakton sëmundje gastrointestinale, të shoqëruara me simptoma si të vjella dhe diarre, të cilat shfaqen 1 deri në 6 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar.

Po ashtu, Bacillus Cereus mund të shkaktojë infeksione serioze te personat me sistem imunitar të dobësuar, duke përfshirë septiceminë dhe endoftalmitin, të cilat në raste të rënda mund të çojnë deri në humbje të shikimit.

Ky bakter lidhet ngushtë me prodhimin e ekzoenzimave intestinale dhe ekstraintestinale që dëmtojnë indet. Toksinat e sekretuara përfshijnë katër hemolizina, tre fosfolipaza të ndryshme, një toksinë emetike (që shkakton të vjella) dhe proteaza./Periskopi/

Të ngjashme
Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës

Vazhdon rritja e naftës në Kosovë, kaq është çmimi sot

Vazhdon rritja e naftës në Kosovë, kaq është çmimi sot

Një grua humb jetën, disa të lënduar: Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Mitrovicë -Prishtinë

Një grua humb jetën, disa të lënduar: Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Mitrovicë -Prishtinë

Raportohet për një aksident të rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Raportohet për një aksident të rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Ramos ‘thumbon’ Messin, rikrijon fotografinë me Kupën e Botës në shtrat

Ramos ‘thumbon’ Messin, rikrijon fotografinë me Kupën e Botës në shtrat

IKD nis sot mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal

IKD nis sot mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal

ShBA nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

ShBA nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës në mëngjesin e sotëm

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës në mëngjesin e sotëm

Testi i drogës, deputetja Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Testi i drogës, deputetja Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Vazhdon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, gjashtë të akuzuarit para drejtësisë

Vazhdon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, gjashtë të akuzuarit para drejtësisë

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër