Albanian Post: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut me Naser Hafizin dhe me prodhuesit e ujit në Kosovë

Albanian Post: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut me Naser Hafizin dhe me prodhuesit e ujit në Kosovë

Në një procedurë të sofistikuar mashtrimi, Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, bashkë me Naser Hafizin zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal te Pellgjeve Lumore, i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona dëme duke u shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë. Vetëm në pjesën […]

Në një procedurë të sofistikuar mashtrimi, Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, bashkë me Naser Hafizin zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal te Pellgjeve Lumore, i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona dëme duke u shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

Vetëm në pjesën e dosjes që e ka zbërthyer Albanian Post, në rastin e vetëm 5 kompanive të ambalazhuesve të ujit (nga 27 sa janë në total) bëhet fjalë për zhvatjen dhe keqpërdorimin e 11 milionë e 152 mijë e 144 eurove të shtetit të Kosovës.

Gjithë këtë borxh, Aliu, përmes vartësit të tij Hafizit, të cilin po sa ishte bërë ministër e kishte kaluar kundërligjshëm nga pozita e Zyrtarit për Financa në atë të Zëvendësuesit të Udhëheqësit të Divizionit për Pagesa dhe Projekte e përfundimisht si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Autoritetit Rajonal i Pellgjeve Lumore, ua ka shlyer këtyre kompanive me vetëm disa mijëra euro pagesa.

Albanian Post posedon dokumentet për të gjitha mashtrimet e Aliut dhe Hafizit.

Si ndodhi vjedhja?

Historia fillon me datën 3 tetor të vitit 2017 kur atëherë kryeministri, Ramush Haradinaj, kishte marrë vendim që të “aprovohet falja e borxheve për Ambalazhuesit e ujit”.

Për shkak se falja e resurseve të shtetit është e kundërligjshme, ky vendim i Haradinajt u kthye prapa dhe me datën 28 shkurt 2018, vetë Haradinaj detyrohet të marrë një tjetër vendim “për ndryshim dhe plotësimin” e atij paraprak, duke cekur se “ndryshohet dhe plotësohet vendimi i Qeverisë i datës 3 tetor” dhe ambalazhuesve s’mund t’u falen borxhet, por “aprovohen lehtësira”.

Vendimi i pare per faljen e borxheve nga Haradinaj dhe me pas vendimi i dyte per anulimin e vendimit te pare.Kjo do të nënkuptonte që të gjendej një formë për pagesa me këste, apo modalitete të tjera, në mënyrë që të paguhej borxhi që si total, atëherë kapte shifrën e mbi 60 milionë eurove.Borxhet nuk paguhen dhe vjen qeveria e Albin Kurtit me Liburn Aliun ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.Aliu bashkë me Hafizin formojnë me datën 1 mars 2022 një Grup Punues ministror që do të përllogariste borxhet e të gjitha kompanive të ambalazhuesve dhe pasi të caktoheshin shumat e plota të borxhit, sipas ligjit dhe Udhëzimit Administrativ 06/2021 për Strukturën e Pagesave të Ujit, të bëheshin pagesat.

Sipas nenit 8 të këtij Udhëzimi Administrativ, kompanitë janë të detyruara të kenë të vendosura ujëmatës dhe “janë të obliguar që të mbajnë evidencë për sasinë e ujit të shfrytëzuar” dhe “sasinë e ujit të shkarkuar”.

Përmes këtyre evidencave ata më pastaj raportojnë në ministri dhe bëjnë pagesat për litër për sekondë, varësisht se si u është vendosur me lejen e fituar.

Nëse nuk e bëjnë, atëherë vetë ministria, e rregullon këtë pjesë, sipas nenit 9 të Udhëzimit Administrativ.

Nëse detyruesi nuk mban evidencë dhe nuk e bënë raportimin, ose bënë raportimin me dhëna të dyshimta dhe të pasakta, deri me 15 janar për vitin paraprak, Ministria në afat prej tridhjetë (30) ditësh i lëshon vendimin dhe faturën duke llogaritur në bazë të të dhënave nga dokumentacioni teknikoinvestiv për sasinë maksimale” të shfrytëzimit.

Duke bërë këtë përllogaritje sipas ligjit, ministria nxjerr nga grupi punës se kompania me emrin “Compact Group” i ka borxh shtetit të Kosovës 3 milionë e 616 mijë e 812 euro e 02 centë.

Borxhi sipas Grupit Punues per kompanine “Compat Group”.

Aliu dhe Hafizi në vend se të respektojnë ligjin dhe meqë kompania kishte dështuar të raportonte për më shumë se një dekadë, t’ia dërgonin faturën me detyrimin për shlyerjen e borxhit, siç e thotë udhëzimi administrativ, ata vendosin të nxjerrin një dokument të kundërligjshëm dhe vetëm ta njoftojnë këtë kompani për “detyrimin financiar” që e ka.

Njoftimi kompanisë i bëhet me 22 mars 2022, jo tarifë për shlyerje borxhi, por vetëm njoftim në mënyrë të kundërligjshme për borxhin. Asnjë ligj e as udhëzim administrativ nuk njeh njoftime të tilla për “vendime pereliminare”.

Njoftimi i kunderligjshem me vendimin preliminar.

Por, siç kuptohet më vonë, kjo ishte vetëm një metodë e Aliut dhe Hafizit për t’u futur në pazare me kompaninë “Compat Group”.

Kështu, siç tregojnë më pas dokumentet, borxhi prej 3 milionë e 616 mijë e 812 eurove, përfundon duke u shlyer me vetëm 41 mijë e 443 euro.

Vendimi i datës 17 nëntor 2022, i lëshuar nga Naser Hafizi, tregon se kompanisë i mundësohet që të paguajë vetëm 41 mijë euro dhe i numërohet borxhi vetëm për vitet 2018-2021.

Vendimi me borxh te zvogeluar

Vetëm në këtë rast nga Aliu dhe Hafizi avullohen 3 milionë e 575 mijë e 369 euro.

Megjithatë, Albanian Post ka kërkuar fatura se të paktën a janë paguar këto 41 mijë euro, por nuk është mundësuar qasje në dokumente publike dhe nga burimet kemi kuptuar që nuk ka fatura të plota as për këtë pagesë.

E njëjta ndodhë edhe me rastin e kompanisë “Sicla Group – Ujë Miros”.

Grupi Punues i formuar nga ministria nxjerr se kjo kompani ka detyrime ndaj shtetit 2 milionë e 255 mijë e 40 euro.

Në vend se t’i dërgohet fatura për pagesë, siç e përcakton ligji, Aliu e Hafizi i bëjnë kompanisë një paralajmërim.

Njoftimi i kunderligjshem me vendimin preliminar.

Futen në pazare me këtë kompani dhe në fund merret vendim financiar se “Ujë Miros” mund të paguajë vetëm 491 mijë e 579 euro e 86 centë.

Vendimi me borxh te zvogeluar

Pra, këtu avullohen plotë 1 milionë e 763 mijë e 461 euro.

Por, edhe në këtë rast, si në rastin tjetër, sërish nuk ka fatura se është paguar kjo shumë.

Edhe rasti me kompaninë tjetër “Getrinike” është i njëjtë, por akoma më i rëndë, sepse këtu niveli i mashtrimit sofistikohet.

Fillimisht, Grupi Punues i ministrisë përllogaritë se kjo kompani ka borxh prej 1 milionë e 173 mijë e 398 euro.

Borxhi sipas Grupit Punues per kompanine “Getrnike”

Më pas, Aliu e Hafizi nuk i dërgojnë faturë kësaj kompanie për ta paguar borxhin, por edhe në njoftimin për borxh – koha që e përdorin për të bërë pazare – në vend se t’i dërgojnë shifrën milionëshe të borxhit, e njoftojnë se ka borxh vetëm 411 mijë e 180 euro e 30 centë.

Paralajmerimi me borxh te zvogeluar.

Vetëm gjatë këtij procesi zhdukën plotë 762 mijë e 209 euro.

Por, s’përfundon me kaq.

Kompania “Getrnike” në fund mbetet me një borxh prej vetëm 180 mijë e 605 euro, duke u zhdukur këtu edhe 230 mijë e 575 euro të tjera me një humbje totale prej 992 mijë e 793 euro.

Vendimi me borxh te zvogeluar.

Situata e ngjashme është edhe me kompaninë “Adi Group”.

Edhe këtu, së pari Grupi Punues tregon se kjo kompani ka borxhe ndaj shtetit 977 mijë e 832 euro.

Borxhi sipas Grupit Punues per kompanine “Adi”

Por, Hafizi e njofton kompaninë se borxhin që duhet ta paguajë është vetëm 216 mijë mijë euro, pa u shpjeguar fare se ku mbetën edhe mbi 761 mijë euro.

Paralajmerimi me borxh te zvogeluar per “Adi”

Dhe si përfundim, kësaj kompanie vendoset t’i shlyhet borxhi dhe t’i mundësohet vazhdimi i punës nëse paguan 48 mijë e 783 euro.

Prapë, humbje prej 929 mijë eurosh.

Vendimi me borxh te zvogeluar.

Edhe një nga rastet tjera të mëdha është ai i kompanisë “Vevo Group” që sipas Grupit Punues kishte borxhe prej 3 milionë e 129 mijë e 62 euro. Por, që edhe kësaj kompanie i ishte mundësuar vazhdimi i punës pa e shlyer fare borxhin duke shkaktuar edhe në këtë rast sërish miliona humbje për shtetin e Kosovës.

Borxhi sipas grupit punues per “Veve”.

Edhe në këtë rast, kur Aliu e Hafizi i bënë paralajmërim të kundërligjshëm ia zvogëluan prapë borxhin dhe përfundimisht nuk pagoi asnjë cent.

Vendimi me borxhin e zvogeluar.

Këto janë vetëm pesë raste dhe nuk janë rastet me shifrat më të mëdha. Janë gjithsejte 27 kompani të tilla që kanë borxhe milionëshe, por Aliu e Hafizi vendosën të futen në kalkulime personale për të shkaktuar humbje që sipas të dhënave fillestare janë mbi 90 milionë euro.

Për gjithë këtë parregullsi ishte njoftuar me 12 dhjetor të vitit 2022 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Zotëri Kryeministër, duke ju kërkuar shumë falje në një situatë ku Kosova po ballafaqohet me agresorin serb, detyrohem të ju shkruaj për një çështje e cila vërtet kërkon Vëmendjen Tuaj” i ishte thënë Kurtit në e-mailin që e ka siguruar Albanian Post, nga një sinjalizues që e kishte kuptuar çfarë po bënin Aliu dhe Hafizi.

E-maili i derguar Albin Kurtit ku njoftohet me rastin

Më pas i ishte shpjeguar çështja në detaje dhe vjedhjet që po ndodhnin në ministri.

Kurti nuk ishte përgjigjur fare dhe s’kishte vendosur të merrej me këtë punë, përkundër njoftimit.

Madje, sinjalizuesit që e kishte njoftuar Kurtin i kishte dalë problem në vendimin e punës dhe vetëm dy ditë pasi kishte dërguar mesazhin te kryeministri, ishte dërguar në një komision disiplinor për t’ia ndërruar pozitën.

Albanian Post ka kontaktuar me Hafizin, por ai ka refuzuar të përgjigjet.

Njëherë ka deklaruar se nuk mund të flas pasi “aktualisht jam jashtë Kosovës”.

Më pas ka kërkuar që “mos të botohet asgjë pa përgjigjet zyrtare që do t’i dërgojmë përmes pyetjeve të juaja”.

Gjatë ditëve në vazhdim, Albanian Post do të zbërthejë raste të tjera nga dosja që e ka siguruar për të kuptuar se deri në sa milionë saktësisht shkon dëmi në këtë rast që përbën një nga vjedhjet më të mëdha të pasluftës në Kosovë.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve