Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 250 euro kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin që nuk ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori dhe për të dëshmuar lidhur me këtë rast, përcjell Periskopi. […]

Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori dhe për të dëshmuar lidhur me këtë rast, përcjell Periskopi.

Përkundër që kishte urdhër nga Gjykata e Prishtinës, Kurti përsëri nuk ishte paraqitur. Në po të njëjtën ditë, kryeministri kishte zgjedhur për të shkuar në një vizitë pune në Gjilan për të përuruar gurthemelin e një çerdhe.

Pas këtij veprimi të kryeministrit të vendit, Gjykata e Prishtinës, e ka dënuar atë me 250 euro, raporton KALLXO.com

Për dënimin me gjobë ankesë ka paraqitur zyra Kryeministri, Albin Kurti më 13.03.2025.

KALLXO.com kishte dërguar email tek Gjykata e Prishtinës për të kuptuar se çfarë është vepruar nga ana e Gjykatës për mos-paraqitjen e dëshmitarit për të dëshmuar në objektin e Prokurorisë Speciale, por që asnjëherë nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.

KALLXO.com  kishte dërguar plotë pesë e-maile në drejtim të gjykatës, por pa sukses në marrjen e përgjigjeve.

Pyetje lidhur me këtë rast i janë dërguar edhe zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziut më datë 01.04.2025, mirëpo i njëjti nuk ka kthyer përgjigje lidhur me këtë rast.

Ndonëse ishte thirrur për të dëshmuar tri herë nga Prokuroria, çka kishte rezultuar pa sukses për organin e akuzës – pa një zgjidhje për ta bindur kryeministrin Kurti për të dhënë dëshmi për rastin e rezervave shtetërore në objektet e Prokurorisë Speciale – atëherë Prokuroria i ishte drejtuar Gjykatës.

Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata që të nxjerrë Vendim për urdhërimin e dëshmitarit, Albin Kurtit, që të paraqitet në objektet e Prokurorisë Speciale për të dhënë dëshmi – lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Kjo kërkesë e PSRK kishte ardhur pasi tri thirrjeve me rend nuk i’u ishte përgjigjur kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Gjykata e kishte aprovuar këtë kërkese të PSRK dhe e kishte  obliguar Kurtin që të paraqitet në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij më 04.03.2025.

Rasti i rezervave shtetërore

Të pandehur për rastin e rezervave shtetërore janë: Irfan Lipovica, Hafiz Gara e Ridvan Muharremi.

Lipovica e Gara dyshohen për veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa Ridvan Muharremi për veprën penale – dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica e Hafiz Gara, bashkë me afaristin Ridvan Muharremi, ishin arrestuar më 18.08.2023 nën dyshimin për veprat – keqpërdorim i detyrës zyrtare, dhe – dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica e Hafiz Gara ishin liruar nga masa e paraburgimit me vendimin e Apelit më 31.08.2023, pasi të njëjtit gjendeshin nën këtë masë nga 19.08.2023.

Si e dyshuar lidhur me keqpërdorimet e rezervave shtetërore është intervistuar edhe ministrja aktuale e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, më 15.04.2024.

Mosparaqitja në Prokurorinë Speciale: A u dënua Albin Kurti me 250 euro, siç e do ligji?

Të ngjashme
Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit