Albin Kurti ia lejon patriarkut Porfirije vizitën në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti i ka dhënë leje patriarkut serb Porfirije që ta vizitojë Kosovën. Porfirije pritet të vijë sot [e enjte]. Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se Porfirije do të vijë tek vendkalimi kufitare në Kosovë dhe do të hyjë pa truprojet e tij. “Sot në mesditë, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad […]
Kryeministri Albin Kurti i ka dhënë leje patriarkut serb Porfirije që ta vizitojë Kosovën. Porfirije pritet të vijë sot [e enjte].
Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se Porfirije do të vijë tek vendkalimi kufitare në Kosovë dhe do të hyjë pa truprojet e tij.
“Sot në mesditë, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse”.
“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojat e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”.
“Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”, thuhet në njoftim.
E ministria e Punëve të Jashtme para disa ditësh i kishte vënë kushte lejimit të vizitës së tij në Kosovë, që si duket nuk u plotësuan.
Më vendimtare duket të ketë qenë një deklaratë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili shprehej të nesërmen se shpresonte që ndalesa nuk do të përsëritej.
“Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë patriarkun. Mendoj se kjo është diçka themelore për liritë fetare. Nuk besoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë më”, ka deklarauar Hill.












