Albin Kurti më 2002: Rugova ishte kundër UÇK-së sepse ideja e tij ishte të bllokonte çdo lëvizje çlirimtare (Video)

Albin Kurti më 2002: Rugova ishte kundër UÇK-së sepse ideja e tij ishte të bllokonte çdo lëvizje çlirimtare (Video)

Sot është ditëlindja 75-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Pikërisht sot, e hënë, është paralajmëruar një koalicion i mundshëm mes partisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila sot udhëhiqet nga Isa Mustafa dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që udhëhiqet nga Albin Kurti. Ky i fundit, nuk ka shkuar asnjëherë për homazhe te […]

Më 18 shkurt 2002, në një intervistë për tv Vali e cila gjendet në YouTube, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaronte se Ibrahim Rugova “ka qenë kundër UÇK-së” sepse ideja e tij ka qenë ‘të pengojë çfarëdo dinamizimi të çfarëdo lëvizjeje çlirimtare’.

Në minutën 1:06:40 të videos së mëposhte, gazetari pyet Kurtin, duke ia transmetuar në fakt një pyetje të shikuesve, se pse Ibrahim Rugova nuk e ka pranuar UÇK-në si ushtri, ndërkohë që përgjigja e Kurtit është kjo:

“Pse ai nuk e ka pranuar, mendoj se nga vetë sjellja e Rugovës në vitet e 90-ta të ishte shumë e qartë pse nuk ka pranuar. Dhe do të ishte shumë ma interesante pyetja pse nuk e ka pranuar sikur ta pranonte. Nuk ka qenë fare e çuditshme pse nuk e ka pranuar. Ne e dimë politikën dhe sjelljen e Rugovës, ideja e Rugovës ka qenë të pengojë dhe të bllokojë çfarëdo dimanizimi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare dhe rezistencës aktive”, deklaronte Kurti më 2002.

Ndërkohë, në një deklaratë të mëvonshme, mes shumë deklaratave të tjera, në emisionin Click të RTV 21, Kurti kishte goditur Isa Mustafën përmes një deklarate, duke thënë se ‘ai shkonte vetëm te varri’ ndërkohë që për veten, pra Kurti, deklaronte se ‘Rugovën e kishte takuar edhe sa ishte gjallë’.

“Po është e vërtetë që unë nuk kam shku te varri i Rugovës, po është poashtu e vërtetë që unë e kam takuar atë sa ka qenë gjallë ndërkohë që kryetari aktual i LDK-së shkon veç te varri i Rugovës. Se ka disa njerëz që vijnë vec te varri.  Ai ka qenë për një rezistencë paqësore për bindjen time passive, dhe unë kam qenë për rezistencë active me protesta e demonstrata”, deklaronte Kurti, përcjell Periskopi.

https://www.youtube.com/watch?v=CH94wKEhbvc

Vjosa Osmani: Kush nuk e nderon Rugovën, nuk e nderon shtetin e Kosovës

Për mungesën e visitës së Albin Kurtit te varri i ish-presidentit Rugova, pati folur edhe kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo në një deklaratë dhënë në Rubikon të KTV-së, pati deklaruar se “Kurti duhet ta ndiejë për ta bërë një gjë të tillë”.

“Kjo është çështje që duhet ta ndiesh. Për mua është me rëndësi që edhe zoti Kurti edhe çdo politikan, ashtu siç e dinë qytetarët, ta dinë politikanët që presidenti Rugova ishte arkitekt i shtetit të pavarur”, kishte deklaruar Osmani.

“S’shoh arsye që dikush të mos nderojë presidentin Rugova. Nëse nuk e nderon Rugovën nuk e nderon shtetin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Për këtë refuzim të Kurtit, ka pasur deklarata të shumëta nga zyrtarë të LDK-së. Mes tyre, kanë qenë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri si dhe deputetë nga legjislatura e kaluar e Kuvendit që kanë folur për një çështje të tillë./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës