Albin Kurti në krye të bordit të Ujësjellësit emëroi njeriun e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë kritikonte partitë qeverisëse  se po mbushnin bordet e ndërmarrjeve të ndryshme me militantë të tyre. Mirëpo, pikërisht sot Qeveria Kurti e ka emëruar drejtor të bordit të ndërmarrjes rajonale të ujësjellësit ‘Prishtina’, kandidatin për deputet dhe anëtarin e VV’së, Mentor Hysenin. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin […]

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka thirrur mbledhje korresponduese, ku janë emëruar bordet e reja të disa ndërmarrjeve publike – të Postës, Ujësjellësit ‘Prishtina’ dhe Infrakos’it.

Drejtor dhe kryesues i Bordit të Përkohshëm të ujësjellësit rajonal ‘Prishtina’, Qeveria Kurti e ka emëruar pikërisht një anëtar të saj.

Bëhet fjalë për Mentor Hysenin, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit dështoi të marrë numrin e mjaftueshëm të votave, për t’u bërë deputet.

Sidoqoftë, ky siç duket tashmë është shpërblyer me një pozitë tjetër nga partia dhe shefi i tij, shkruan Gazeta Metro.

Drejtorë të tjerë të kësaj ndërmarrje publike janë emëruar Hajrie Morina, Seat Bilbani dhe Idriz Maliqi.

Kujtojmë se Qeveria javën e kaluar e emëroi edhe një anëtar të VV’së në Bordin e SHSKUK’së, bëhet fjalë për Mirsad Shkretën.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë kishte kritikuar ashpër partitë qeverisëse atë kohë se po punësojnë anëtarët e tyre nëpër borde e ndërmarrje publike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?