Albin Kurti nuk merr asnjë përgjegjësi për dështimin e koalicionit, fajëson vetëm LDK’në

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar se nesër do të shkojnë në seancën konstituive pa dakordim për formimin e Qeverisë me LDK’në, raporton Periskopi. Ai ka fajësuar këtë parti se duke refuzuar ofertat e tyre, erdhi ky rezultat. Kurti ia ka përmendur LDK’së çështjen e presidentit, të ministrisë së Punëve të Brendshme, atë të […]
Ai ka fajësuar këtë parti se duke refuzuar ofertat e tyre, erdhi ky rezultat.
Kurti ia ka përmendur LDK’së çështjen e presidentit, të ministrisë së Punëve të Brendshme, atë të Kulturës dhe shumë tema të tjera, në të cilat kishi ngecur gjatë bisedimeve këto dy parti.
Ja deklarata e plotë e Kurtit në Facebook, e trankriptuar nga Periskopi:
Kisha planifikuar që sot të mbajë mbledhjen e deputetëve të pakicave e ta mbaj mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, mirëpo këto u pamundësuan nga refuzimi i mbrëmshëm i ofertës sime për koalicion qeverisës, duke na dërguar në Kuvend të Republikës pa marrëveshje për Qeveri.
Të dashur qytetarë të Kosovës është obligim i imi të ju njoftoj që nëseancën inauguruese të legjislacionit të shtatë do të shkojmë pa dakordim. Marrëveshjes për programin qeverisës nuk kemi mundur t’ia bashkëngjesim edhe atë për ndarjen e përgjegjësive. Oferta ime e parmbrëmshme për ndarjen, e datës 23 dhjetor 2019, u refuzua dje. Ajo i kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Pika e parë: Dihet që lëvizja VV si partia e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë. LDK’së i takon nënkryetari i dytë. Le ta bëjmë rrokadën e kryeparlamentarit dhe kryetarit të dytë të Kuvendit. Kryeparlamentarin e merr LDK, ndërkaq nënkryetarin e dytë Vetëvendosje. Kësisoj, LDK e ka kryeparlamentarinm kurse Lëvizja Vetëvendosje dy nënkryetarë të Kuvendit.
Pika e dytë: Çështjen e presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK’së për kandidatin për president bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet konsensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Pika e tretë: Sipas kërkesës së LDK’së, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet, me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat joserbe e marrin ministrinë e Zhvillimit Rajonal, kurse pakicat serbe, ministrinë për komunitete. Kanë kaluar 80 ditë nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe po bëhet 1 muaj nga certifikimi i rezultateve të cilat e nxorën Lëvizjen tonë fituese. Përgjatë këtyre bisedimeve katër javëshe, VV ka bërë katër kompromise të rëndësishme: Përderisa LDK asnjë. Programi qeverisës i imi si kryeministër është 50 për qind nga ai i LDK’së. Zv/kryeministri i parë në Qeveri do të jetë i LDK’së. Pesë ministri në Qeveri do të jenë të LDK’së, e cila edhe zgjodhi si të përzgjidhen ato meqë që insistonte që doemos të zgjidhte e para. Oferta e parmbrëmshme që u refuzua dje ishte koncensioni ynë i pestë. Po ashtu, dihet që ne kemi qenë tejet gjeneroz edhe në përpjekje për koalicionin parazgjedhor në muajt gusht e shtator të këtij viti. Tash më shumë se kaq, përtej kësaj dhe ndryshe nga kjo nuk mundemi nuk duam dhe s’kemi ku të shkojmë. Duam ta ndajmë përgjegjësinë qeverisëse me drejtësi dhe e bujari, duke lëshuar pe edhe pse fitues, e duke i dhënë subjektit të dytë gjysmën e programit, si dhe gjysmën e Qeverisë. Në këto ditë, do të dëshironim konstituimin e Qeverisë së re, e megjithatë do të na duhet ta presim. Pritja i kushton shtetit, ekonomisë, shoqërisë, por ja që po detyrohemi të presim, meqenëse nuk dëshirojmë zgjedhje të reja. Çka dëshirojmë janë institucione të reja dhe aty mund të arrijmë veç nëse në bisedimet për formin e Qeverisë udhëhiqemi të dyja palët, nga vlerat e transparencës e drejtësisë dhe nga ndjenja e detyrës qytetare dhe atdhetare.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/2438442559749009/












