Albulena Haxhiu intervistohet nga Prokuroria Speciale

Albulena Haxhiu intervistohet nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale njoftoi se është intervistuar të hënën ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me deklarimet e saj për arratisjet e ndodhura së fundmi nga burgjet e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot […]

Prokuroria Speciale njoftoi se është intervistuar të hënën ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me deklarimet e saj për arratisjet e ndodhura së fundmi nga burgjet e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Intervistimi i saj ka ndodh me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 korrik 2024, lidhur me arratisjet që kanë ndodh nga burgjet e Kosovës.

Intervistimi i Haxhiut për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdoj edhe nesër”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, ministrja Haxhiu ka deklaruar se sipas informacioneve, arratisjet nga burgjet janë organizuar dhe nxitur nga grupe kriminale “të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë”.

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it