Ambasada e Britanisë së Madhe: U anashkaluam – konkursi për Kryeprokuror na befasoi

Ambasada e Britanisë së Madhe: U anashkaluam – konkursi për Kryeprokuror na befasoi

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili gjatë ditës ka hapur konkursin për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit. Në reagimin e ambasadës britanike, thuhet se kanë ofruar mbështetje për rekrutimin e Kryeprokurorit, por kjo nuk është marrë parasysh dhe është shpallur vendimi. “Ambasada Britanike […]

Në reagimin e ambasadës britanike, thuhet se kanë ofruar mbështetje për rekrutimin e Kryeprokurorit, por kjo nuk është marrë parasysh dhe është shpallur vendimi.

“Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues”, thuhet në reagim.

Me këtë veprim, sipas Ambasadës Britanike, KPK-ja e ka humbur një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë.

“Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”, thuhet në këtë reagim.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) të mërkurën në takimin e parë të mbajtur për vitin 2022 mori vendim që të shpallë konkurs për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kryeprokurorit aktual, Aleksandër Lumezi i përfundon mandati më 21 prill.

Konkursi për këtë pozitë u vendos të jetë i hapur 15 ditë pas shpalljes së tij, duke filluar nga 17 janari.

Në takimin e djeshëm, KPK-ja po ashtu e themeloi edhe Panelin Vlerësues për poentimin e kandidatëve që aplikojnë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Të ngjashme
Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë

Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë

CNN: SHBA i ka thënë Iranit se Izraeli “ka pranuar të ndalet” pas sulmeve në Liban, sipas një burimi

CNN: SHBA i ka thënë Iranit se Izraeli “ka pranuar të ndalet” pas sulmeve në Liban, sipas një burimi

Nga 1 mijë e 500 euro për një vend pune – aktakuzë për keqpërdorim dhe ushtrim ndikimi në “Pastrimi”

Nga 1 mijë e 500 euro për një vend pune – aktakuzë për keqpërdorim dhe ushtrim ndikimi në “Pastrimi”

KPK miraton kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

KPK miraton kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

ZKA: Shtatë projekte rrugore u nisën pa leje ndërtimore, shkelje e kërkesave ligjore

ZKA: Shtatë projekte rrugore u nisën pa leje ndërtimore, shkelje e kërkesave ligjore

Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të Ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë

Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të Ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Rusia dënon një rumun me 15 vjet burg, e akuzon për spiunazh

Rusia dënon një rumun me 15 vjet burg, e akuzon për spiunazh

Boateng: Nëse Ronaldo do të ishte lojtar ekipi, ai do të rrinte në stol

Boateng: Nëse Ronaldo do të ishte lojtar ekipi, ai do të rrinte në stol

Sulme të ashpra në jug të Libanit, të paktën 18 të vrarë

Sulme të ashpra në jug të Libanit, të paktën 18 të vrarë

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Vdes njëri nga të akuzuarit për rastin tragjik në Koçan

Vdes njëri nga të akuzuarit për rastin tragjik në Koçan