Ambasadori Guerot thotë se komentet për procesin e votimit do t’i jap në fund të ditës

Ambasadori francez, Oliver Guerot, është duke i vizituar Qendrat e Votimit në komunat veriore. Ai tha se këtë po e bën si përfaqësues i ambasadave të Bashkimit Evropian dhe Turqisë, dhe se nuk mund të komentojë momentalisht, por këtë do të bëj në fund të ditës. “Unë jam këtu si përfaqësues i ambasadave të Bashkimit […]
Ambasadori francez, Oliver Guerot, është duke i vizituar Qendrat e Votimit në komunat veriore.
Ai tha se këtë po e bën si përfaqësues i ambasadave të Bashkimit Evropian dhe Turqisë, dhe se nuk mund të komentojë momentalisht, por këtë do të bëj në fund të ditës.
“Unë jam këtu si përfaqësues i ambasadave të Bashkimit Evropian dhe Turqisë jemi organizuar që të vijmë këtu dhe të vizitojmë qendrat e votimit, disa i kam vizituar këtu në Mitrovicë të Veriut dhe më pas do të shkojë edhe në Zveçan”, u shpreh Guerot, raporton Klan Kosova.
“Nuk jam po ashtu në pozitë që të komentoj dhe të flasë në atë se çfarë kam parë sot të gjitha këto do të mblidhen në fund të ditës, është me rëndësi që të kemi opinionin tonë se si gjërat janë duke shkuar”, tha gjithashtu amabsadori francez.
Ambasadori francez vizitoi qendrën e votimit në Mitrovicë të Veriut












