Amerika kushtëzon Serbinë për zbardhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi

Amerika kushtëzon Serbinë për zbardhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi

Zbardhja e vrasjes së tre shqiptarëve me shtetësi amerikane në vitin 1999 në Serbi mund të determinojë marrëdhëniet diplomatike në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë. Kështu thuhet në tekstin e rezolutës që Komisioni për Punë të Jashtme i Kongresit Amerikan miratoi lidhur me ekzekutimin e vllëzerve Bytyqi. Këtë rezolutë e bëri […]

Kështu thuhet në tekstin e rezolutës që Komisioni për Punë të Jashtme i Kongresit Amerikan miratoi lidhur me ekzekutimin e vllëzerve Bytyqi.

Këtë rezolutë e bëri publike ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila tha se është e impresionuar nga vendosmëria për zgjidhjen e këtij rasti.

“Përulem para vendosshmërisë së prindërve, familjarëve dhe komunitetit Shqiptaro-Amerikan që me këmbëngulje punuan dhe nuk hoqën dorë asnjëherë nga kërkesa për drejtësi”, shkroi ajo në Facebook.

Këta tre vëllezër ishin arrestuar në Serbi për kalim ilegal të kufirit në vitin 1999 dhe pas lirimit ishin ekzekutuar atje.

Kufomat e Yllit, Mehmetit dhe Agronit janë gjetur në vitin 2001 në një varr të pashënuar ndanë një kampi policor të trajnimit në Petrovo Selo, afër qytezës Kladovo. Duart e tyre ishin të lidhura me tel, sytë e mbështjellë me shami dhe secila kafkë kishte një vrimë plumbi: ishin ekzekutuar në vend. Ata u gjetën mbi një varreze masive që përmbante kufomat e 67 burrave dhe grave nga Kosova.

Deri më këtë ditë nuk ka të arrestuar si të akuzuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Në rezolutën e nxjerrë kërkohet nga Serbia, masa konkrete për zgjidhjen e këtij rasti, ose mund të dëmtohen marrëdhëniet diplomatike.

Progresi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesae tij , duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm duke determinuar zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë.

Të ngjashme
Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë