Ana Bërnabiq e ka të ndaluar të vizitojë Kosovën, Qeveria Kurti i dha leje të hyjë

Ana Bërnabiq e ka të ndaluar të vizitojë Kosovën, Qeveria Kurti i dha leje të hyjë

Ndonëse kryeministrja  e Serbisë Ana Bërbnabiq është e përfshirë në listën e të padëshiruarve, “non grata”, të cilët nuk mund të hyjnë, të vizitojnë apo të qëndrojnë në Kosovë, ajo të hënën më 5 shtator do të vijë për vizitë njëditore në Kosovë, më saktësisht ajo do ta vizitojë Mitrovicën Veriore, Zveçanin dhe Leposaviqin, kështu […]

Por pavarësisht kësaj kryeministrja në fjalë siç duket ka marrur leje nga qeveria Kurti për të hyrë në Kosovë dhe për të bërë viziten e saj të parë në rolin e kryeministres së Serbisë, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se në vitin 2019 më saktësisht, Ministria e Punëve të Jashtme, ministër i asaj kohe. Z.Behgjet Pacolli kishte  hartuar një listë me emrat e personave dhe zyrtarëve, kryesisht nga Serbia, ku bënë pjesë edhe emri i znj. Bërnabiq, të cilët janë të padëshiruar të hyjnë në Kosovë.

Siç kanë raportuar mediat serbe ajo ta nisë vizitën e saj të hënën në mëngjes me Mitrovicë, ku do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës dhe Akademinë Shpirtërore.

Pas kësaj është planifikuar një vizitë në manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit.

Agjenda;

Në komunën e Leposaviqit, pasdite, Bërnabiq do të vizitojë familjen e vëllezërve Radosavljeviq, të cilët raportohet se janë zyrtarisht duke u zhvendosur në shtëpinë e re, të ndërtuar me mjete nga Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Kryeministrja e Serbisë vizitën e saj në komunën e Leposaviqit do ta përmbyllë me një xhiro në një fermë familjare.

Ndërkaq nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë bënë të ditur se vizita e kryeministres serbe  është paralajmëruar të enjten, më 1 shtator, 72 orë para vizitës dhe, siç theksohet, në përputhje me Marrëveshjen për Vizitat zyrtare.

“Vizita e kryeministres së Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq në Kosovë ka për qëllim të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në kuadër të të cilave është rruga e vetme për të arritur mbijetesën e serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zyrës në fjalë./PERISKOPI

 

Të ngjashme
Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot