Analistët e shohin si shkelje të parimeve ndërrimin e statutit nga VV

Analistët e shohin si shkelje të parimeve ndërrimin e statutit nga VV

Pas një ngurrimi të beftë, i zënë ngushtë nga një pyetje si rrallëherë, Albin Kurti kishte deklaruar “Do ta respektoj statutin e partisë,” i pyetur nëse do të jepte dorëheqje nëse do të zgjidhej kryeministër. Dorëheqjen nga posti i kreut të partisë ia kërkonte pikërisht statuti i partisë së tij, të cilin për këtë çështje […]

Dorëheqjen nga posti i kreut të partisë ia kërkonte pikërisht statuti i partisë së tij, të cilin për këtë çështje ai vendosi që ta ndryshonte duke na kujtuar veprimin e presidentit turk Rexhep Taip Erdoan në Turqi, kur vendosi që ta ndryshonte krejtësisht sistemin politik në shërbim të pushtetit personal.

Ndërkohë për njohësit e çështjeve politike, ndërrimi e statutit të partisë shihet si shkelje e parimeve politike.

Analisti, Imer Mushkolaj në një bisedë për Periskopin ka thënë se Vetëvendosje është thirrë vazhdimisht në parime, në mbajtjen e vazhdueshme të tyre edhe pse kësaj here nuk e bënë një gjë të tillë.

“Vetëvendosje vazhdimisht është thirrë në disa parime që nuk i ndërron dhe të cilave iu përmbahet, kështu që statutin e VV-së e kanë ba vet anëtarët e Vetëvendosjes, vet kjo parti, dhe aty e kanë vendos nenin që na tregon ose na kushtëzon që kur kryetari i partisë bëhet kryeministër të largohet nga posti i kryetarit të partisë, por po duket që nuk po e shohin tash të mirëqenë. Prapë une realisht po thirrem në parimet që i përmend shpesh VV e që po duket se kjo puna e ndërrimit të statutit nuk ka të bëjë me parime”, ka thënë ai.

Tutje Mushkolaj ka thënë se Albin Kurti dhe VV e kanë provuar se çfarë pasoja shkakton ndërrimi i kryetarit të partisë dhe sipas tij ndërrimi i statutit i ofron Kurtit siguri në postin e kryeministrit.

“Kurti dhe VV e kanë provuar se çfarë do të thotë kur do të ndërrohet kryetari i partisë edhe rrjedhimisht se çfarë probleme shkakton çështja e kryetarit të partisë me ndamjen e 12 deputetëve atëherë që iu bashkuan PSD’së dhe për këtë shkak besoj unë zoti Kurti po dëshiron qëtë jetë i sigurt në pozitën e tij si kryeministër”, ka thënë Mushkolaj.

Analisti po ashtu ka deklaruar se parimet për Vetëvendosjen herë vlejnë, herë nuk vlejnë për ta.

Ndërsa politologu, Shkodran Ramadani për Periskopin ka thënë se për të ndërrimi i statutit të VV’së ka qënë i pritur dhe jobefasues.

“I pritur dhe aspak befasues, sidomos pas ndarjes së Vetëvendosjes dhe anëtarëve të VV’së që tanimë janë [në] PSD, edhe pas triumfit të Albin Kurtit në zgjedhjet e fundit ai ka mbërritur në një pozicion ku është i pakontestueshëm brenda partisë sepse ndarja e ka ndalë një farë procesi të  heterogjenizmin brenda VV’së dhe tash është e pamundur me dal dikush prej partisë me sfidu Albin Kurtin”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij në VV askush nuk ka dashur të sfidohet dhe ta kenë fatin e njetjtë më ish kryetarin e VV’së, Visar Ymerin siç thotë Ramadani “me e përdor si kukull kryetarin e partisë, duke e ditur se Kurti është figura më e madhe”.

Tutje Ramadani ka thënë se askush në VV “nuk don me u mat me Albin Kurtin”.

“Partia nuk mundet me u mat me Albinin, partia nuk mundet me e nxjerrë asnjë kalibër asnjë person që me udhëheq me VV’në. Do me thanë nuk durojnë pluralizëm dhe mendim ndryshe, dhe kjo është evidente tek partitë populiste dhe totalitariste”, ka thënë ai.

Mungesa e demokracisë së brendshme është një mangësi e madhe nga e cila vuajnë të gjitha partitë politike në Kosovë./Periskopi/Sh.Beqiri

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?