Anëtari i Bordit të AKP-së e çon në gjyq Albin Kurtin: Ku janë dëshmitë?

Pas deklarimeve të sotme nga foltorja e Kuvendit të kryeministrit Kurti ndaj bordit të AKP-së [Agjencia Kosovare e Privatizimeve] ka reaguar një anëtar bordi i kësaj agjencie duke paralajmëruar padi ndaj kryeministrit. Kryeministri Albin Kurti sërish premtoi se AKP-ja do të shuhej, duke deklaruar se “kanë vjedhë shumë” në paga e privatizime por pa ofruar […]
Kryeministri Albin Kurti sërish premtoi se AKP-ja do të shuhej, duke deklaruar se “kanë vjedhë shumë” në paga e privatizime por pa ofruar ndonjë dëshmi.
Hajzer Salihu ka deklaruar se “nuk pranon cenimin e dinjitetit dhe integritetit të tij personal e profesional” dhe se do të ngriste padi ndaj kryeministrit, përcjell Periskopi.
“Albin Kurti sot paska shpifur dhe fyer për anëtarët e Bordit, duke mos dhënë asnjë dëshmi për atë që paska thënë. E ftoj publikisht Albin Kurtin që të bëj publike se ku kemi vjedhë dhe kënd e kemi vjedh?” – ka shkruar ai.
Më tej, ai premton se çështjen do ta çojë në gjykatë.
“Albin, shihemi në Gjykatë për shpifjet dhe fyerjet tuaja të ulëta dhe të pandershme!”
Statusi i plotë:
“…dhe AKP-ja kemi thënë që do të shuhet dhe AKP-ja do të shuhet. Por që të shuhet AKP-ja është e rëndësishme që njëherë të shkarkohet bordi. Sepse kanë vjedhë shumë. Kanë vjedhë me paga, kanë vjedhë me privatizime. Janë paguar për të vjedhur. Merreni me mend”, tha Kurti.
Albin Kurti sot paska shpifur dhe fyer për anëtarët e Bordit, duke mos dhënë asnjë dëshmi për atë qe paska thënë. E ftojë publikisht Albin Kurtin qe të bëjë publike se ku kemi vjedhë dhe kënd e kemi vjedhë?! Është e pandershme për një Kryeministër të vendit qe të shfrytëzoj foltoren e Kuvendit dhe të shpif e fyej pa dhënë asnjë argument dhe fakt për “vjedhejet ne kokën e tijë”. Nese edhe pagat për të janë vjedhje, atëherë i them se edhe ti merr pagë nga bugjeti i këtij shteti!
Nuk është problem shkarkimi, sepse edhe emërimin edhe shkarkimin e konsideroj si proces të njëjtë, por nuk pranoj qe askush të cenoj dinjitetin dhe integritetin tim personal dhe profesional, si dhe të shkel mbi kontributin 20 vjeqar qe kam dhënë ne ndërtimin dhe zhvillimin e Institucioneve të Republikës se Kosovës.
Albin, shihemi ne Gjykatë për shpifjet dhe fyerjet tuaja të ulëta dhe të pandershme!













