Anti-korrupsioni nis hetimet ndaj Luan Dalipit për mosdeklarim të pronësisë në tri biznese

Anti-korrupsioni nis hetimet ndaj Luan Dalipit për mosdeklarim të pronësisë në tri biznese

Agjencia Kundër Korrupsion – AKK ka pikasur edhe Luan Dalipin, i cili udhëheqë stafin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Dalipi ka qenë i detyruar që në deklarimin e pasurisë të paraqesë pronësinë që mban në tri biznese, ndonëse i ka jo-aktive. Në formularin që ai e ka dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin […]

Agjencia Kundër Korrupsion – AKK ka pikasur edhe Luan Dalipin, i cili udhëheqë stafin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Dalipi ka qenë i detyruar që në deklarimin e pasurisë të paraqesë pronësinë që mban në tri biznese, ndonëse i ka jo-aktive. Në formularin që ai e ka dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, rubrikën për posedim të aksioneve në shoqëritë tregtare e ka lënë të zbrazët. Periskopi ka shkruar  dje për mosraportim të këtyre bizneseve nga ana e shefi të stafit të kryeministrisë dhe njëkohësish ka kërkuar një përgjigje nga AKK-ja…

Nga Agjenica Kundër Korrupsionit kanë konfirmuar se kanë nisur një hetim ndaj Dalipit, ndërkohë thonë se rasti nuk bën të paragjykohet.

“Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit, nga monitorimi i rregullt i mediave ka identifikuar informatat lidhur me Biznesin e zyrtarit të apostrofuar, dhe rrjedhimisht është duke verifikuar rastin nga departamentet përgjegjëse. Agjencia në asnjë rast nuk paragjykon rezultatin e hetimeve para se te kryhen të gjitha hetimet sipas legjislacionit në fuqi. Zhvillimi i hetimeve dhe kontrollit të pasurisë realizohet pa paragjykime etnike, gjinore, gjuhësore, fetare dhe të tjera të subjekteve deklaruese”, thuhet në përgjigjen e AKK-së për Periskopin.

Ndryshe, Periskopi ka zbuluar se ai është bashkëpronar në tri biznese, të cilat në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve-ARBK e kanë statusin e biznesit aktiv, ndërsa në ATK, janë jo-aktive.

“AD BOX SH.P.K” është një biznes i llojit ‘Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara’ dhe ishte hapur më 27.06.2013. Latifi është bashkëpronarë në këtë biznes. Bashkpronar është edhe tek “INTERTEL Kosovo L.L.C”  dhe të biznesi  N.P. EDA CONSULTING GROUP”.

Zyrtari i kryeministrisë ka dhënë shpjegimin e tij se pse nuk i ka deklaruar këto biznese në deklarimin e pasurisë. Por, ka pranuar që aty është pronar.

“Asnjë nga këto bizneset nuk janë aktive qe shume vite. Gjithashtu, ne ATK listohen si biznese jo aktive”, tha Dalipi për Periskopin.

Ndryshe prej Dalipit, dhjetra zyrtarë tjerë kanë deklaruar në AKK edhe pronësinë tek bizneset jo-aktive, por jo edhe tek bizneset e shuara.

Para pak ditëve, AKK-ja ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas Agjencisë, ministrja Hajdari dyshohet për mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, dhuratave dhe dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Konkretisht, ajo dyshohet se ka fshehur pronësinë që ka në një biznes. /PERSIKOPI/

Të ngjashme
Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”