Anulohet vizita e dy ministrave të Kurtit në Uashington? Albulena Haxhiu flet për Periskopin

Anulohet vizita e dy ministrave të Kurtit në Uashington? Albulena Haxhiu flet për Periskopin

Një vizitë e paraparë në Uashington e ministrit të punëve të brendshme, z.Xhelal Sveçla dhe ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, raportohet se është anuluar. Vizita e dy ministrave, ishte paraparë për nënshkrimin e disa marrëveshjeve Kosovë – ShBA. Këtë informacion, e kanë transmetuar mediat serbe të cilave nuk iu besuam në lexim të parë – […]

Një vizitë e paraparë në Uashington e ministrit të punëve të brendshme, z.Xhelal Sveçla dhe ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, raportohet se është anuluar. Vizita e dy ministrave, ishte paraparë për nënshkrimin e disa marrëveshjeve Kosovë – ShBA. Këtë informacion, e kanë transmetuar mediat serbe të cilave nuk iu besuam në lexim të parë – prandaj tentuam të marrim një konfirmim nga institucionet në fjalë.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë për Periskopin se ‘ka qenë në agjendë shkuarja e ministres në Uashington’ por se për anulimin ose jo, nuk është në dijeni momentalisht.

“Nuk e di në cilin kabinet, sepse unë jam në Vjenë për momentin, dorën në zemër nuk kam informacione. Por me sa di unë ata do të udhëtojnë në Ëashington, kështu është paraparë.”, tha Sallahu për Periskopin.

Lidhur me agjendën për këtë vizitë në Uashington, Periskopi poashtu ka pyetur zëvendësministrin Sallahu, por ai na tha se nuk është marrë me këtë agjendë dhe na rekomandoi që ta kontaktonim ‘këshilltaren’.

“Nuk e di për besë sepse nuk jam marrur me këtë agjendë, kontaktone këshilltare”, tha Sallahu për Periskopin.

Pas Sallahut, Periskopi mundi të kontaktojë edhe me ministren Haxhiu, por ajo na tha se ‘nuk ka informacione për anulimin e vizitës’ por në momentin që do t’i ketë, do t’i bëjë të ditura.

“Nuk kam informacione të tilla, nëse do të ketë dicka të tillë, e bëjë të ditur”, na tha ministrja Haxhiu.

Periskopi po provon të kontaktojë edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, por deri tani, nuk kemi arritur të kemi një komunikim me këtë ministri, lidhur me këtë informacion.

Rikujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE, i kërkuan qeverisë së Kosovës që të ketë shtyrje të  zbatimit të vendimit për 10 muaj, dhe jo implementim të vendimit në faza.

Vetëm pak orë para se vendimi të fillonte së zbatuari, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se “SHBA-ja është e zhgënjyer që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve ndërkombëtar për çështjen e zgjatjes së afatit për targat”.

“Ne kemi qenë të qartë si në publik ashtu dhe privatisht se bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kërkojmë shtyrje të plotë në aspektin e implementimit. Pra, ne nuk kërkojmë implementim të pjesshëm apo edhe në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, shtyrje të plotë”, u shpreh Price. /Besarta Hoti/Periskopi

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria