AP: Të angazhuar në Banjskë edhe Wagner, Orbaz dhe Spetsnaz

AP: Të angazhuar në Banjskë edhe Wagner, Orbaz dhe Spetsnaz

Përplasjet e nisura që në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit në veri të Kosovës që çuan në vrasjen e një efektivi dhe dy të plagosurve ende vijon. Nga pala kosovare është bërë me dije se sulmi vjen nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, […]

Përplasjet e nisura që në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit në veri të Kosovës që çuan në vrasjen e një efektivi dhe dy të plagosurve ende vijon.

Nga pala kosovare është bërë me dije se sulmi vjen nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme.

Albanian Post nga burime jo zyrtare ka konfirmuar se pjesë të kësaj njësie janë elementë nga “Orbazi” serb, Spetsnaz-i rus dhe mercenarët e “Wagner-it”.

“Orbazi” është një organizatë serbe e ekstremit të djathë e njohur për lidhjet e saj me Qeverinë atje.

Ajo u ndalua nga Gjykata Kushtetuese, por e gjeti rrugën të regjistrohej me një tjetër emër.

Sa i takon Wagner-it nuk do të ishte hera e parë që shfaqet në trazirat e veriut të Kosovës, pasi elementë të tyre janë konfirmuar më herët nga zyrtarët më të lartë të Kosovës.

Ndërkaq Spetsnaz janë një njësi e fshehtë ruse, që i caktohen llojet e misioneve të fshehta, me rrezik të lartë.

Kjo duke përfshirë këtu një urdhër të dukshëm për të kapur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha dislokimet e fundit, duke përfshirë Krimenë, Donbasin dhe Sirinë.

Forcat Spetsnaz janë veçanërisht të orientuara drejt operacioneve të “luftës politike”, duke reflektuar interesin e veçantë të Moskës për integrimin e misioneve ushtarake konvencionale me “masa aktive” të fshehta.

Ato janë pjesë e inteligjencës ushtarake.

Megjithëse forcat Spetsnaz konsiderohen si një aset strategjik, ato “i huazohen” komandave territoriale për vendosje operacionale në kohë lufte.

Spetsnaz fillimisht u formuan nga Lufta e Ftohtë, si asete strategjike që mund të vendoseshin thellë pas linjave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), veçanërisht për të synuar armët taktike bërthamore dhe strukturat komanduese.

Si rezultat, ata janë parë në luftën sovjetike në Afganistan (1979–1989), në të dyja luftërat çeçene (1994–1996 dhe 1999–2009), dhe aventurat e fundit të huaja, duke përfshirë Gjeorgjinë (2009), Krimenë ( 2014), ndërhyrja në Donbas (2014–tani) dhe Siria (2015–tani).

Të ngjashme
Tre të mitur grabisin një lokal në Prishtinë, punëtorja lëndohet duke u ballafaquar me ta

Tre të mitur grabisin një lokal në Prishtinë, punëtorja lëndohet duke u ballafaquar me ta

Irani sulmon shtetet fqinje të Gjirit pas goditjeve të SHBA’së ndaj bazave ushtarake iraniane

Irani sulmon shtetet fqinje të Gjirit pas goditjeve të SHBA’së ndaj bazave ushtarake iraniane

“A s’mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë?”- Rama, gazetarit italian: I gjunjëzohem vetëm Melonit

“A s’mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë?”- Rama, gazetarit italian: I gjunjëzohem vetëm Melonit

Sot nis votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Sot nis votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet 7 qershorit

Sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet 7 qershorit

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Trumpi thotë se çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Trumpi thotë se çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Havolli falënderon qytetarët pas tubimit në Prishtinë: Pashë zemra që rrahin për Kosovën

Havolli falënderon qytetarët pas tubimit në Prishtinë: Pashë zemra që rrahin për Kosovën

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Ismaili-Konjufcës: Është duke u bë korrupsion i madh në Ministrinë e Shëndetësisë ty s’po të dëgjohet zëri, merr përgjegjësi

Ismaili-Konjufcës: Është duke u bë korrupsion i madh në Ministrinë e Shëndetësisë ty s’po të dëgjohet zëri, merr përgjegjësi

Rrahman Rama falënderon qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen: Takimet me shokët e luftës më bëjnë të ndihem mirë

Rrahman Rama falënderon qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen: Takimet me shokët e luftës më bëjnë të ndihem mirë

Uran Ismaili, Konjufcës: Ti dhe Albin Kurti e keni mik Martin Berishajn, sekserin e energjisë me Serbinë

Uran Ismaili, Konjufcës: Ti dhe Albin Kurti e keni mik Martin Berishajn, sekserin e energjisë me Serbinë

Hamza nga Mitrovica: Më 7 qershor, Kosova duhet të ndryshojë

Hamza nga Mitrovica: Më 7 qershor, Kosova duhet të ndryshojë