Apeli lë në arrest shtëpiak ministrin Damka

Apeli lë në arrest shtëpiak ministrin Damka

Gjykata e Apelit ka vendosur të lë në paraburgim prej 1 muajsh ministrin e MZHR-së, Fikrim Damka për veprat penale “sulm” dhe “kanosje”. Gjykata Themelore e Prizrenit i kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaj por mbrojtja ka kërkuar lirimin e tij nga arresti. Kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata e Apelit. “Gjykata […]

Gjykata Themelore e Prizrenit i kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaj por mbrojtja ka kërkuar lirimin e tij nga arresti.

Kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata e Apelit.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve, dhe ka marrë aktvendim, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve: F.D., (I), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: sulmi nga neni 181 par.1 të KP-së, dhe për veprën penale kanosja nga neni 181 par.2 lidhur me par.1 të KP-së., dhe ndaj të dyshuarit F.D. (II), për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprat penale: sulmi nga neni 184 par.1, dhe veprën penale kanosja nga neni 181 par.1 të KP-së”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prizreni.

Aty theksohet se masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025, dhe se mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025.

“Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit. Nëse të pandehurit e shkelin masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet në komunikatë.

Tutje sqarohet se kjo masë do të mbikëqyret nga Stacioni Policor në Prizren, “të cilët edhe pa kërkesë të Gjykatës në çdo kohë mund të verifikojnë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak dhe të njoftojnë Gjykatën për çdo cenim të mundshëm të masës”.

Në të njëjtën kohë është theksuar se gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë dhe dëgjimit të pohimeve të palëve, dhe në bazë të provave në shkresat e lëndës, ka gjetur se kërkesa e Prokurorit të Shtetit për caktimin e paraburgimit është e pabazuar, dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

“Fillimisht Gjykata nga shkresat e lëndës ka vërtetuar se rrjedhë dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, në këtë drejtim është vlerësuar se edhe me masën e arrestit shtëpiak, do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurve dhe se do të mund të zhvillohet normalisht dhe pa pengesa procedura penale, përkatësisht procedura hetimore ndaj të pandehurve. Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i masës së arrestit shtëpiak, në këtë fazë të procedurës për të pandehurit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, përfundon komunikata e Gjykatës Themelore të Prizrenit. /insajderi/

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot