Aprovohet marrëveshja për pranim fajësie, Popoviq, 6 muaj burgim zëvendësohet me 3 mijë euro gjobë dhe dëbim 2-vjeçar nga Kosova

Aprovohet marrëveshja për pranim fajësie, Popoviq, 6 muaj burgim zëvendësohet me 3 mijë euro gjobë dhe dëbim 2-vjeçar nga Kosova

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, sot (8 gusht) është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, ku është aprovuar marrëveshja për pranim të fajësisë e arritur mes tij dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Popoviq është sjellë i prangosur në gjykatë dhe […]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, sot (8 gusht) është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, ku është aprovuar marrëveshja për pranim të fajësisë e arritur mes tij dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Popoviq është sjellë i prangosur në gjykatë dhe është paraqitur para gjyqtarit Kujtim Krasniqi dhe prokurores speciale Firkrije Zejnullahu. Me marrëveshjen e aprovuar, propozohet dënimi prej 6 muaj burgim, i cili zëvendësohet me 3 mijë euro gjobë, si dhe dënimi plotësues – dëbim nga territori i Republikës së Kosovës për një periudhë prej 2 vitesh, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Periskopi.

Fillimisht prokurorja tha se marrëveshja është lidhur në përputhje të plotë me dispozitat ligjore, se i akuzuari është konsultuar mjaftueshëm me mbrojtësit e tij, dhe se kjo marrëveshje i përmbush të gjitha kriteret për t’u aprovuar nga gjykata.

Edhe tani vazhdoi avokati Millosh Deleviq, i cili tha se qëndron pranë marrëveshjes së arritur dhe se janë plotësuar kushtet sipas dispozitave ligjore.

Ai ishte arrestuar më 19 korrik në pikën kufitare të Bërnjakut. Ndaj tij, PSRK-ja më 5 gusht kishte ngritur aktakuzë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, për një fjalim kundër UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas PSRK-së, më 18 korrik 2025, rreth orës 12:00, në Rahovec, Popoviq me dashje dhe qëllim kishte nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike./Periskopi/

Me duar të lidhura, Igor Popoviq niset drejt gjykatës

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve