Arben Gashi për Kurtin: I paaftë, i dështuar, i korruptuar e skandaloz – nuk e meriton të jesh as një ditë Kryeministër

Arben Gashi për Kurtin: I paaftë, i dështuar, i korruptuar e skandaloz – nuk e meriton të jesh as një ditë Kryeministër

Shefi i GP të LDK’së, Arben Gashi, në seancën e Kuvendit që po diskutohet për katër vjet qeverisjes Kurti, ia ka numëruar një e nga një premtimet e Kryeministrit para zgjedhjeve, e që nuk ka arritur për 4 vjet t’i realizoj. Gashi në fjalimin e tij tha se Kryeministri Kurti mund të identifikohet me “paaftësi, […]

Gashi në fjalimin e tij tha se Kryeministri Kurti mund të identifikohet me “paaftësi, dështim, korruspsion e krim”.

Pjesë nga fjalimi i z. Gashi:

Një gjë është e sigurt, kryeministri Kurti sot e ka pasë fjalimin më të gjatë në historinë e Kuvendit të Kosovës. Dhe as një moment në detyrën e tij, përfaqësues kryeministër. E pamë si, drejtor i një ndërmarrje publike, e pamë si drejtor të spitalit rajonal në Pejë, si komandant nderrimi në stacion policor, por në asnjë moment në detyrat e tij kryeministrore.

Sot si deputetë të këtij Kuvendi, kemi për detyrë të shqyrtojmë një cështje të rëndësishme. Zotimet e bëra nga qeveria dhe përmbushjen e tyre, në sektorët kyc të vendit tonë. Qeveria përmes programit të saj ka paraqitur një listë të gjatë zotimesh dhe synimesh për zhvillimin ekonomik, avancimin e arsimit, shëndetësië, bujqësisë, sundimin e rendit dhe ligjit, cështjet sociale etj.

Për këto tema për secilën do të flasin individë deputetë, por më lejoni të bëj një rezyme.

Te ekonomia dhe invocacioni, Kurti kishte premtuar shuarjene AKP. Tash, vazhdon privatizimi si asnjëherë më parë. Kjo nuk është realizuar Kryeministri ka dështu.

Ka premtuar krijimin e bankës zhvillimore, nuk është realizu ke dështu.

Ka premtuar skemën e punësimit dhe të garantuar për te rinjtë. Nuk është realiuar, ke dështu.

Ka premtuar rivitalizimin e Trepçës dhe sistemit të xeherorëve në Kosovë. Nuk është realizuar, ke dështuar.

Te kushtet e punës, Qeveria premtoi përmirësimin e tyre, pesëfishimin e inspektorëve të punës. Asnjë prej tyre s’ka ndodhë.

Për më shumë, kjo qeveri e majtë edhe pse premtonte bashkëpuimin me sindikatat e punëtorëve, i ka denigruar, përbuzur e fyer në vazhdimësi.

Te infrastruktura ka premtuar rivitalizimin dhe funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës. Nuk është realizu, ka dështu.

Ka premtuar zgjidhjen e rrjetit të kanalizimeve. Nuk është realizu, ka dështu.

Albin Kurti si kryeministër ka dështuar në ndërtimin e rrugës Decan -Plavë, rrugën Prizren – Tetovë. Ka dështu.

Autostrada Prishtinë-Gjilan, dështim. Autostrada Podujevë-Prishtinë, dështim. Autostrada Prishtinë-Mitrovicë, dështim. Autostrada Prishtinë -Pejë, dështim. Autostrada Klinë-Gjakovë, dështim.

Pra infrastruktura e kryeministri – dështim.

Te cështjet sociale kryeministri ka premtuar ndërtimin e 4000 banesave sociale- dështim.

Arsimi e shëndetësia.

Në arsim ka premtuar ndërtimin e 160 cerdheve, digjitalizimin e shkollave – asnjë projekt asnjë realizim – dështim.

Vetëm një sukses ka pasë: hartimin e udhërrëfyesëve dhe doracakëve për fëmijët për edukatën seksuale – Shkelje e rëndë e privatësisë, praktikë e metodologji e rrezikshme dhe devijim social e moral.
Në shëndetësi ka premtuar sigurime shëndetësore *- dështim.

Ka premtuar rritjen e buxheteve për barnat esenciale – dështim.

Ka premtuar ndërtimin e spitaleve të reja – ka dështu.

Pra, deri tani ky kryeministër mund të identifikohet paaftësi, dështim, korruspsion e krim.

Procesi i vetingut që u premtua ka dështuar. Ndërsa, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dështuar.
Për më shumë, ky kryeministër dhe kjo qeveri ka bërë shkelje të rënda në drejtësi.

Mashtroj edhe kur foli për Parlamentarizimin, mashtroi kur foli edhe sa ligje janë aprovu.
Mashtrove sa herë fole, mashtrove cka the, mashtrove sepse dështimi, mashtrimi, paaftësia, dobësimi, krimi, korrupsioni,.
Qytetarët duhet me të ndëshku sepse nuk e meriton as një ditë të jesh kryeministër i Kosovës.

 

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta