Arian Tahiri takon futbollistët e parë të Trepçës, kujtojnë ndeshjen e parë nga ku nisi rrugëtimi historik i klubit të Mitrovicës

Arian Tahiri takon futbollistët e parë të Trepçës, kujtojnë ndeshjen e parë nga ku nisi rrugëtimi historik i klubit të Mitrovicës

Para 34 vjetësh ishte zhvilluar ndeshja e parë mes Trepçës së Mitrovicës dhe Kosovës së Vushtrrisë. Në Dervar të Vushtrrisë, në shtatorin e vitit 1991 ishin hedhur themelet e një epoke të re, epokës së futbollit të pavarur të Kosovës. Ky vend ishte parë për shumë vite si simbol i guximit dhe i organizimit, sepse […]

Para 34 vjetësh ishte zhvilluar ndeshja e parë mes Trepçës së Mitrovicës dhe Kosovës së Vushtrrisë.

Në Dervar të Vushtrrisë, në shtatorin e vitit 1991 ishin hedhur themelet e një epoke të re, epokës së futbollit të pavarur të Kosovës.

Ky vend ishte parë për shumë vite si simbol i guximit dhe i organizimit, sepse takime të tilla zhvilloheshin nën kërcënimin e përhershëm të ndërhyrjes nga regjimi i atëhershëm serb.

Sot, pas 34 vjetësh, është kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ai që i ka takuar futbollistët e asaj kohe dhe u ka ndarë mirënjohje si nënkryetar komune.

“Këta janë heronjtë e “Trepçës”, lojtarët që ngritën emrin e Mitrovicës në arenën sportive. Në shtatorin e vitit 1991, 34 vjet më parë, “Trepça” nisi rrugëtimin e saj historik me ndeshjen e parë ndaj Kosovës së Vushtrrisë në fshatin Dervar, ku u hodhën themelet e futbollit të pavarur të Kosovës. Sot u ndava mirënjohje të gjithëve, përfshirë edhe familjarëve të atyre që më nuk jetojnë, por shpirtërisht mirënjohja për ta është e pafund. Ishin më shumë se ekip dhe nga lojtarë u bënë ndërtues ëndrrash për shumë gjenerata! Faleminderit për gjithçka!  ”, ka shkruar Tahiri.

Hapi i parë për organizimin e kësaj ndeshje kishte qenë mbledhja e grupit të sportistëve dhe veprimtarëve te sportit, ku kontaktin e parë e kishin bërë Abit Ala me Raif Hajrën, Riza Pretenin dhe Fehmi Fejzën. Ata ishin kujdesur t’i kontaktonin klubet dhe lojtarët për zhvillimin e ndeshjes së parë historike ndërmjet Trepçës së Mitrovicës dhe Kosovës së Vushtrrisë, e ndodhi në fshatin Dervar, në shtatorin e vitit 1991.

Konsultimet dhe organizimi ishin bërë në çajtoren “Vatra” në Mitrovicë, vend që në atë kohë kishte një kuptim të veçantë, pasi që ishte shndërruar në qendër të mbledhjeve, diskutimeve dhe vendimeve. Aty ishin mbledhur edhe sportistët dhe aty ishin marrë vendimet e para për ta filluar epokën e re të futbollit të pavarur të Kosovës.

Disa nga futbollistët ishin Raif Hajra, Gëzim Rama, Sami Dobreva, Enver Salihu, Sedat Musliu, Riza Preteni, Abit Ala, Gani Jashari, Fehmi Hasani, Kastriot Ahmeti, Enver Baliu, Sami Tahiri, Gani Sejdiu, Afrim Sylejmani dhe të tjerë./Periskopi/

Të ngjashme
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet MPB-së: Nuk mund të mbulohet e vërteta “me shoshë”

Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet MPB-së: Nuk mund të mbulohet e vërteta “me shoshë”

Rrahje në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Rrahje në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

16-shi i LDK, Visar Azemi:  Projekti i gazit amerikan do të jetësohet në Ferizaj, afër Bondsteelit

16-shi i LDK, Visar Azemi: Projekti i gazit amerikan do të jetësohet në Ferizaj, afër Bondsteelit