Arifi: Qeveria është jotransparente, mund të jetë fatale për Kosovën votimi në KiE nëse nuk dërgohet Asociacioni në Kushtetuese

Arifi: Qeveria është jotransparente, mund të jetë fatale për Kosovën votimi në KiE nëse nuk dërgohet Asociacioni në Kushtetuese

Hapi final për anëtarësim në Këshill të Evropës mund të ketë kusht kryesor fillimin e zbatimit të Asociacionit. Si nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkoi përparim “të shpejtë dhe të paprapakthyeshëm për Asociacionin në kontekstin e (para)anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, edhe O’Brien njoftoi se për integrime të vendit në […]

Hapi final për anëtarësim në Këshill të Evropës mund të ketë kusht kryesor fillimin e zbatimit të Asociacionit.

Si nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkoi përparim “të shpejtë dhe të paprapakthyeshëm për Asociacionin në kontekstin e (para)anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, edhe O’Brien njoftoi se për integrime të vendit në strukturat euroatlantike kërkohet “përparim urgjent për Asociacionin” dhe se Kurtit i ka treguar “hapat pozitivë që nevojiten për këtë”.

Se mund të jetë fatale për Kosovën, e thotë ish diplomati, Avni Arifi.

Ai në një prononcim për Periskopin ka thënë se nëse Kosova nuk e dërgon Asociacionin në Kushtetuese para votimit në KiE, nuk do të votohet në favor të vendit.

Arifi thotë se Qeveria e Kosoves është jotransparente.

“Qeveria e Kosovës është tepër jotransparente në këtë proces. Raporti i Bakojanis nuk kërkon hapa drejt implementimit të Asociacionit por kjo nuk është obligative për Këshillin e Ministrave. Flitet se disa vende (të paktën Franca dhe Italian) nuk do të votojnë pro nëse Kurti nuk e dërgon draftin e statutit në gjykaten kushtetuese. Mos dërgimi i draftit lehtë mund të shëndrrohet në fatale për anëtarsim“, ka thënë ai për Periskopin.

Për më tepër edhe vetë ambadori gjerman, Jorn Rohde,  ka thënë që për t’u anëtarësuar në KiE, te vendet anëtare kerkohet ky përparim, përkatësisht, dërgimi i Statutit për rishikim kushtetues.

Këshilli i Ministrave pritet që në maj të votojë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës./Periskopi

Të ngjashme
Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë