Arrestohen tre persona të tjerë për sulmin në Moskë

Arrestohen tre persona të tjerë për sulmin në Moskë

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë ka arrestuar edhe tre persona lidhur me sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus në Moskë më 22 mars. Sipas shërbimit të inteligjencës, arrestimet u kryen në Moskë, Jekaterinburg dhe Omsk. Dy nga të arrestuarit dyshohet se transferuan paratë për të blerë armët dhe një veturë për sulmuesit. Personi […]

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë ka arrestuar edhe tre persona lidhur me sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus në Moskë më 22 mars.

Sipas shërbimit të inteligjencës, arrestimet u kryen në Moskë, Jekaterinburg dhe Omsk. Dy nga të arrestuarit dyshohet se transferuan paratë për të blerë armët dhe një veturë për sulmuesit. Personi i tretë dyshohet se është përfshirë në rekrutimin e bashkëpunëtorëve dhe financimin e sulmuesve të dyshuar, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Të arrestuarit janë nga Azia Qendrore. Një prej tyre ka shtetësi ruse.

Në lidhje me sulmin terrorist janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë katër sulmuesit e dyshuar, dhe shumica nga ta janë shtetas të Taxhikistanit.

Autoritetet ruse besojnë se Ukraina mund të jetë përfshirë në sulmin ndaj sallës së koncerteve, por Kievi ka mohuar në mënyrë kategorike këtë akuzë.

Grupi terrorist, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore besojnë se ky grup është përgjegjës.

Ndërkaq, gjatë një fjalimi në Sindikatën e Pavarur të Tregtisë së Rusisë, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ata që urdhëruan sulmin synonin “të dëmtonin unitetin” e rusëve.

Ukraina ndërton shkollën e parë nëntokësore

Të ngjashme
Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë