Arrestohet Dardan Krivaqa

Shefi i Operativës Rajonale në stacionin e Policisë të Ferizajt, Ali Hajdini ka konfirmuar përgjatë protestës se është arrestuar i dyshuari Dardan Krivaqa për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, raporton Periskopi. Ai është arrestuar në një fshat të Ferizajt. “Para dy tre minutave është arrestu këtu në Ferizaj, njësitet policore janë në terrren dhe janë […]
Ai është arrestuar në një fshat të Ferizajt.
“Para dy tre minutave është arrestu këtu në Ferizaj, njësitet policore janë në terrren dhe janë duke e sjellur në stacionin e policisë, është arrestu në një fshat”, ka thënë majori Ali Hajdini, shef i operativës rajonale.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria e Ferizajt.
“Prokuroria njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bën të ditur Prokuroria.
Ndërsa i dyshuari se ka ndihmuar në vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj A. S., pas pak pritet të dalë para gjykatësit në Ferizaj. Lajmin e ka bërë të ditur Albënora Bekteshi, zyrtare për informim në Gjykatën e Ferizajt.
“Seanca ndaj të dyshuarit lidhur me vrasjen e ndodhur ditë më parë do të mbahet me fillim nga ora 10:00”, ka thënë Bekteshi. /PERISKOPI/












