Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për dhunimin e një gruaje

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Ferizaj pasi dyshohet se ka dhunuar një grua. Sipas njoftimit, vepra penale është kryer gjatë janarit, e i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, raporton Periskopi. Rastin e ka raportuar në Polici viktima, derisa s’janë dhënë më tepër detaje. “Është raportuar se viktima femër kosovare […]
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Ferizaj pasi dyshohet se ka dhunuar një grua.
Sipas njoftimit, vepra penale është kryer gjatë janarit, e i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, raporton Periskopi.
Rastin e ka raportuar në Polici viktima, derisa s’janë dhënë më tepër detaje.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.












