Arrestohet një shqiptar për krime lufte: Dyshohet se mori pjesë në masakrën e Izbicës

Arrestohet një shqiptar për krime lufte: Dyshohet se mori pjesë në masakrën e Izbicës

Është arrestuar një person për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovës. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari është M.A i nacionalitetit shqiptar me shtetësi të Serbisë. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës të Skenderajt. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se është […]

Është arrestuar një person për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari është M.A i nacionalitetit shqiptar me shtetësi të Serbisë.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës të Skenderajt.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se është ndaluar një (1) person me inicialet M.A., për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal të ish RSFJ si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se M.A. i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se ka marr pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë. I njëjti brenda afateve ligjore do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Kujtojmë se më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

 

Të ngjashme
Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës