As Ministria e Jashtme nuk e di se si u gjend ambasadori Avni Arifi në tavolinë me Gjuriqin

As Ministria e Jashtme nuk e di se si u gjend ambasadori Avni Arifi në tavolinë me Gjuriqin

Kosova dhe Serbia dje u takuan fshehurazi në Berlin. Shtetin kosovar e përfaqësoi ambasadori në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi dhe këshilltari i Ramush Haradinajt, Selim Selimi,  dy njerëz jokompetent për t’u përzier në çështjen e dialogut. Avni Arifi me këtë rast ka tejkaluar komptencat e tij si ambasador, duke shkuar të takohet me Marko […]

Avni Arifi me këtë rast ka tejkaluar komptencat e tij si ambasador, duke shkuar të takohet me Marko Gjuriqin, si përfaqësues i Serbisë në Berlin.

Meqenëse ambasadorët janë nën komptencë të Ministrisë së Jashtme, kjo e fundit nuk di gjë për këtë takim.

‘MPJ nuk ka informacione për këtë takim. Kontaktojeni zyrën e Kryeministrit’, ka thënë shkurt Jetlir Zyberaj për Periskopin.

Se nuk di gjë MPJ, e ka thënë edhe këshilltari tjetër, Liridon Llapashtica.

“Ministria e Punëve të Jashtme s’ka asnjë informacion në lidhje me temën që po e trajtoni ju. MPJ nuk ka qenë e informuar në lidhje më këtë takim. Ju lutem drejtojuni Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë shkurt Llapashtica.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar në vazhdimësi presidentin Hashim Thaçi për takime sekrete me palën serbe, por njerëz të afërt të tij po e bëjnë të njëjtën në Berlin.

Ka kohë që është paralajmëruar që Samiti i Parisit më 1 korrik, mund të dështojë, për shkak të taksës ndaj Serbisë. Takimi i fundit i kryeministrit Haradinaj në Berlin, e ka konfirmuar kërkesën ekskluzive të kancelares Angela Merkel, për heqjen ose pezullimin e taksës. Një gjë e tillë, jo që është mohuar, por madje është pohuar nga kryeministri Haradinaj, i cili e kishte përmendur këtë kërkesë të Kancelares Merkel ‘në kontekst të gjetjes së parametrave për të ecur tutje në dialog’./PERISKOPI/

 

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës