Ashpërsohet situata: Zyrtari i Nismës ia përmend orgjitë seksuale zyrtarit të Vetëvendosjes

Ashpërsohet situata: Zyrtari i Nismës ia përmend orgjitë seksuale zyrtarit të Vetëvendosjes

Që kur Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën për mosanulimin e votave nga Serbia, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate kanë ashpërsuar fjalorin mes njëra-tjetrës. Mëngjesin e së premtës, ka qenë Nisma Socialdemokrate, përmes një kumetese për media, ka akuzuar Vetëvendosjen për presion në Qendrën e Numërimit. Nuk kanë munguar as akuzat nga Vetëvendosje ndaj Nisma’s… Reagimi […]

Reagimi i fundit ka ardhur nga zëdhënësi i Nismës në Prizren, Erzen Musliu i cili i ka thënë vëzhguesit të Vetëvendosjes, Alban Krasniqit se “i ka harruar orgjitë e Vetëvendosjes”.

“Kur burri i Albulena Haxhiut flet për moralin, i paska harruar orgjitë në Vetëvendosje”, shkruan Musliu në Facebook.

Deri të kjo erdhi, pasi Krasniqi kishte akuzuar se vëzhguesit e Nismës i kanë ngacmuar vëzhgueset e Vetëvendosjes në QNR, shkruan Periskopi.

Ishte Nisma Socialdemokrate ajo e cila lëshoi në mëngjes një komunikatë për medie duke akuzuar vëzhguesit e Vetëvendosjes për parregullsi.

Vëzhguesit e kësaj partie, siç thotë Nisma janë duke u ballafaquar me presione nga anëtarët e VV-së në KQZ.

“Ata kanë ndërhyrë edhe duke kapur fletëvotimet, për më tepër edhe duke vendosur se cilat nga ato fletëvotime janë të vlefshme apo të pavlefshme”, thuhet në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.

Por Lëvizja Vetëvendosje mohon të ketë ndodhur diçka e tillë. Arlind Manxhuka zëdhënës për media në LVV, i ka thënë Periskopit se deklarimet e Nismës janë të pavërteta.

“Ka qindra vëzhgues aty, thjeshtë po shpifin me ngjall vigjilence nga QNR-ja. Janë akuza  boshe dhe të pavërteta, të cilat  as nuk do kisha dashtë me i komentu”, tha Manxhuka.

Pastaj ishte vëzhguesi i Vetëvendosjes në QNR, Alban Krasniqi, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Nismës, duke thënë se vëzhguesit e kësaj partie, po ngacmojnë seksualisht vëzhgueset e Vetëvendosjes.

“Natyrisht që merr guxim Lista Nisma që tani të tentojnë të ndryshojnë edhe rezultatin në kuti të votimit, sepse tashmë u pa që në lojë përveç Vuçiqit me Listën serbe është futur edhe Thaçi me PZAP dhe me kapot udhëheqëse të supremes. Tani kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive. Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash. KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt. Ndërkohë, Nisma Socialdemokrate ka vazhduar me pretendimet ndaj Vetëvendosjes për presion gjatë numërimit të votave. Pas nisjes së rinumërimit të 1472 kutive të votimit, kjo parti ka lëshuar një komunikatë për media nga ku kanë thënë se kanë vërejtur një numër të madh të parregullsive. Vëzhguesit e kësaj partie, siç thotë Nisma janë duke u ballafaquar me presione nga anëtarët e VV-së në KQZ”, shkroi Krasniqi.

Ndryshe, Nisma ka akuzuar anëtarët e VV-së në KQZ-, Adnan Rrustemi dhe Nazile Balaj për presion e kërcënime që po i bëjnë punëtoreve të QNR-së në procesin e rinumërimit./Periskopi/ 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik