“Atyre ju ka mjaftuar komoditeti në zyrat e tyre në Kryeqytet”, deputeti i VV-së akuzon Qeveritë e kaluara edhe për çështjen e dinarit

“Atyre ju ka mjaftuar komoditeti në zyrat e tyre në Kryeqytet”, deputeti i VV-së akuzon Qeveritë e kaluara edhe për çështjen e dinarit

Dy ditë para takimit të tretë që pritet të mbahet në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit, deputeti i partisë në pushtet, Halil Thaçi akuzon Qeveritë e kaluara për këtë temë. Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se vendimi i BQK-së do duhej të zbatohej shumë më herët, por sipas tij […]

Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se vendimi i BQK-së do duhej të zbatohej shumë më herët, por sipas tij Qeverive të kaluara nuk ju ka bërë përshtypje kjo pjesë.

“Vendimi i BQK për dinarin ka qenë dashtë të zbatohej shumë kohë më heret, por siq po shihet Qeverive të kaluara nuk ju ka bërë përshtypje as dinari e as sovraniteti në një pjesë të Republikës së Kosovës, atyre ju ka mjaftuar komoditeti në zyrat e tyre në Kryeqytet”, deklaroi deputeti i VV-së, Halil Thaçi në një pronocim për Periskopin.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke konsideruar se takimet paraprake ishin të dobishme, ka shkruar se pret të gjendet një zgjidhje për çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

“Në përgjithësi, takimi ka qenë i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë t’i shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund u konkludua se do të duhej edhe një tjetër takim. Palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të kapërcejmë hendekun e mbetur”, tha Lajçak.

Kosova dhe Serbia kanë dhënë propozimet e tyre se si e shohin zgjidhjen për çështjen e dinarit, por në takimin e fundit në Bruksel midis kryenegociatorëve u tha se palët ishin larg qëndrimeve për të arritur një marrëveshje./Periskopi/

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës