Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion në një autostradë të Gjermanisë, raportohet për rreth 30 të lënduar

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Salzburg–Mynih, në afërsi të daljes Irschenberg. Sipas mediave gjermane, një autobus udhëtarësh nga Kosova është përplasur pak pas mesnate me një kamion me rimorkio që po udhëtonte përpara tij. Siç raportohet më tej, nga 41 pasagjerët që ndodheshin […]

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Salzburg–Mynih, në afërsi të daljes Irschenberg.

Sipas mediave gjermane, një autobus udhëtarësh nga Kosova është përplasur pak pas mesnate me një kamion me rimorkio që po udhëtonte përpara tij.

Siç raportohet më tej, nga 41 pasagjerët që ndodheshin në autobus, 30 kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre më rëndë.

Katër persona u dërguan në spitalet më të afërta për kontrolle mjekësore.

Kamioni, i cili ishte i ngarkuar me perime, humbi një pjesë të ngarkesës për shkak të përplasjes.

Për pasojë, autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua për disa orë për pastrimin dhe heqjen e mjetëve, duke u rihapur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Autobusi i dëmtuar rëndë u desh të tërhiqej nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, shoferi i autobusit e kishte vënë re me vonesë kamionin me rimorkio dhe, ndonëse u përpoq të devijonte në të majtë, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios.

Nga goditja, pjesa e përparme e autobusit “mbeti e ngjitur” pas rimorkios dhe u dëmtua rëndë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?