Autoritetet: Mbi 1100 mërgimtarë në orë po hyjnë përmes kufijve në Kosovë

Bashkatdhetarët kanë filluar të vijnë me të madhe në vendin e tyre nga vendet e ndryshme të Evropës. Gjatë kësaj fundjave u raportua se kolona të gjata janë formuar në kufinjtë për nga vijnë bashkatdhetarët tanë. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, për Periskopin kanë bërë të ditur se 56 mijë e 655 persona janë kontrolluar […]
Gjatë kësaj fundjave u raportua se kolona të gjata janë formuar në kufinjtë për nga vijnë bashkatdhetarët tanë.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, për Periskopin kanë bërë të ditur se 56 mijë e 655 persona janë kontrolluar lidhur me trafikun kufitar në 48 orët e fundit, shkruan Periskopi.
Vetëm të dilën kanë hyrë 30 mijë e 72 persona, ndërkaq të shtunën 26 mijë e 583.
E ky fluks i madh i bashkatdhetarëve vie për shkak të festave të fundvitit, siç edhe zakonisht vien për çdo fundvit.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se bashkatdhetarët mund të hyjnë në Kosovë, por se do të ketë masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Është paralajmëruar që gjatë kësaj jave të merren masa edhe për bashkëatdhetarët./Periskopi/













