AUV e konfirmon raportimin e Periskopit që bleu ilaç kundër morrave në vend të ilaçit për rriqra

AUV e konfirmon raportimin e Periskopit që bleu ilaç kundër morrave në vend të ilaçit për rriqra

Sot Periskopi ka raportuar për një skandal që ka ndodhur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) , ku kjo e fundit ka nënshkruar një kontratë për eleminimin e rriqrave, por që i ka kushtuar shtetit afro 1 milion euro dëm. Kjo Agjenci, e cila është në kuadër të Ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci, bëri […]

Sot Periskopi ka raportuar për një skandal që ka ndodhur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) , ku kjo e fundit ka nënshkruar një kontratë për eleminimin e rriqrave, por që i ka kushtuar shtetit afro 1 milion euro dëm. Kjo Agjenci, e cila është në kuadër të Ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci, bëri një huqje të madhe me ilaçin që bleu. Në vend të ilaçit kundër rriqnave, AUV bleu ilaç kundër morrave.

Pas këtij raportimi ka dal me një njoftim edhe AUV të cilët e konfirmojnë që kanë përdorur preparatin Deltanil.

Pavarësisht gjetjeve të auditimit i cili ka konstatuar se “preparati Deltanil nuk i plotëson kriteret për përdorim sipas kontratës së nënshkruar përkatësisht nenit 1”, nga AUV e kanë mohuar duke e thënë të kundërtën.

“Preparati i përdorur në këtë aktivitet ka qenë “Deltanil Pour-On”, nga prodhuesi Virbac, Francë. Ky është një produkt veterinar i regjistruar në Regjistrin e Produkteve Medicinale Veterinare dhe përdoret kryesisht për kontrollin e ektoparazitëve te kafshët në ferma. Preparati është përdorur për repelimin e kafshëve si masë parandaluese kundër EHKK-së”.

“Substanca aktive e këtij preparati është Deltamethrin, e cila ka veprim insekticid dhe akaricid, duke ndikuar në parandalimin dhe largimin e parazitëve të jashtëm si rriqrat, mizat dhe morrat te kafshët shtëpiake: gjedhët, delet dhe dhitë (dythundrakët), dhe në raste të veçanta, edhe te kuajt (njëthundrakët). Preparati i përdorur ka ofruar siguri, cilësi dhe efikasitet të lartë, ndërsa karenca e tij pas përdorimit është në përputhje me standardet e kërkuara për substancat aktive dhe limitet maksimale të lejuara në produktet me prejardhje shtazore”, thuhet në njoftim e AUV.

 

Të ngjashme
GOOOL: Belgjika barazon rezulatin ndaj Spanjës

GOOOL: Belgjika barazon rezulatin ndaj Spanjës

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Spanja shënon ndaj Belgjikës, Ruiz e dërgon topin në rrjetë

Spanja shënon ndaj Belgjikës, Ruiz e dërgon topin në rrjetë

Nga nesër deri më 18 korrik mbyllet qarkullimi nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Nga nesër deri më 18 korrik mbyllet qarkullimi nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Vjosa Osmani për presidente? Kështu përgjigjet Kurti

Vjosa Osmani për presidente? Kështu përgjigjet Kurti

Abdixhiku tregon çka foli me Kurtin: U dakorduam ta vazhdojmë komunikimin për të shmangur zgjedhjet e reja

Abdixhiku tregon çka foli me Kurtin: U dakorduam ta vazhdojmë komunikimin për të shmangur zgjedhjet e reja

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Do ta mbështesim vetëm një marrëveshje ku LDK-ja ndihet e përfaqësuar

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Do ta mbështesim vetëm një marrëveshje ku LDK-ja ndihet e përfaqësuar

Kurti: Takimi me LDK-në, konstruktiv – do të ketë takime tjera

Kurti: Takimi me LDK-në, konstruktiv – do të ketë takime tjera

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk kemi ndonjë të arritur, jam optimist për rrugën përpara - kemi diskutuar për Qeverinë e Presidentin

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk kemi ndonjë të arritur, jam optimist për rrugën përpara - kemi diskutuar për Qeverinë e Presidentin

Janina Ymeri: Administrata e Kurtit është e kapur nga mafia energjetike

Janina Ymeri: Administrata e Kurtit është e kapur nga mafia energjetike

Dy orë nga fillimi, vazhdon ende takimi Kurti-Abdixhiku

Dy orë nga fillimi, vazhdon ende takimi Kurti-Abdixhiku

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Çfarë mund të fitojë Tirana me Kanye West?

Çfarë mund të fitojë Tirana me Kanye West?