Avdullah Hoti bëhet deputeti vendimtar për t’i siguruar kuorumin Vjosa Osmanit

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari, pak më parë mbajti një konferencë për media ku përsëriti disa prej qëndrimeve të njohura për çështjen e presidentit. Ajo shpërfaqi pasigurinë e grupit të saj parlamentar në lidhje me qëndrimin e deputetëve të LDK-së në sallë. Por, kush është deputeti të cilit nuk po mund t’i lexohet […]
VV ka dhënë indikacione se ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në votim të 80 deputetëve. Por, qëndrimi i znj. Kusari Lila u duk shumë i pasigurt. Ajo përmendi qëndrimin e LDK-së, por edhe qëndrimin e shprehur nga disa deputetë të LDK-së individualisht.
Arben Gashi nga kjo parti së fundi e ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancë. Por, ai nuk është mes tre deputetëve të LDK-së që kanë pasur më së shumti probleme me znj. Osmani.
Driton Selmanaj, Agim Veliu dhe ish kryeministri Avdullah Hoti kanë qenë në mesin e politikanëve të përmendur se nuk do të marrin pjesë fare në seancë për t’i siguruar kuorumin Osmanit, përkundër vendimit të LDK-së si parti që kjo të ndodhte, shkruan Periskopi.
Duke qenë se Selmanaj me Veliun duken më radikalë në qëndrimin e tyre kundër Osmanit, z. Avdullah Hoti i njohur për qëndrime më të buta, nuk ka shprehur kurrfarë qëndrimi. Në fakt, ai është fyer rëndë nga znj. Osmani Sadriu por të cilat nuk i kishte kthyer fare.
Albin Kurti kisthe marrë plot 67 vota për të formuar qeverinë. Me 12 deputetë të LDK-së [pa Hotin, Veliun dhe Selmanajn], numri i deputetëve pjesëmarrës në votim shkon në 79. Për këtë arsye, qëndrimi i njërit prej këtyre tre deputetëve të LDK-së në sallë është i domosdoshëm që VV të zgjedh presidenten e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.
Së fundi ndërkohë, Nasuf Bejta nga Lista Vjosa ka deklaruar se do të jetë kundër-kandidat i Vjosa Osmanit për presidente. /Periskopi











