Avokati Gazmend Halilaj thotë se e lanë pa bukë e ujë në burg, flasin nga KMDLNJ

Avokati Gazmend Halilaj që kishte denoncuar rastin e abuzimit seksual të nxënëses nga Drenasi e që më vonë kishte përfunduar edhe vetë në arrest shtëpiak, sot është liruar nga kjo masë – shkruan Periskopi. Halilaj ka thënë për Periskopin se ka pasur ‘trajtim çnjerëzor në burg’. Periskopi ka kontaktuar edhe KMDLNJ-në nëse ka dijeni për […]
Halilaj ka thënë për Periskopin se ka pasur ‘trajtim çnjerëzor në burg’. Periskopi ka kontaktuar edhe KMDLNJ-në nëse ka dijeni për këto që thotë Halilaj.
Halilaj i ka thënë Periskopit se në kohën kur ishte në paraburgim ‘ka pasur trajtim çnjerëzor’.
“Dy orë pa bukë pa ujë më kanë mbajtë deri sa më ka humbur vetëdija, më kanë dërgu në emergjencë, apet nuk më kanë dhënë ujë, pastaj 6 ditë ilaqet nuk i kanë lanë me hi në burg, kom pas trunin n’gjendje shumë të rëndë”, ka thënë Halilaj.
Periskopi ka kontaktuar KMDLNj-në për ta pyetur nëse ka dijeni për këto që thotë Halilaj, por atje kanë mohuar një gjë të tillë.
“Ne nuk kemi asnjë rast që dikush prej të arrestuarve nuk ka bukë me hangër apo ujë me pi, po ai lidhet me qat ratin e arrestimit, ai është ankuar se nuk i është dhënë ushqimi, por ai është arrestuar pas orës gjashtë dhe më pas nuk shpërndahet ushqimimi. Nuk është mirë me abuzu duke thënë se është keqtrajtimi, së paku në si Këshill nuk e kemi informatën, ne kemi thanë që duhet me pasë ushqim edhe në ora 22 e 23 sepse kur shteti e arreston dikë e ka për obligim shëndetin e tij dhe për ushqim. Avokati Halilaj ka pas terapi dhe e ka marrë terapinë edhe në ndalim edhe në qendrën e paraburgimit, problemi është masi e kanë arrestu gjatë 48 orëve nuk i është dhënë ushqimi sepse ushqim ka deri në ora 18:00”.
Ndërkohë Halilaj thotë se në paraburgim u trajtua si ‘rob lufte’.
“Unë po e them më përgjegjësi morale dhe ligjore, është e faktune, 6 ditë nuk mi kanë lanë ilaqet me pi, truni m’vujke pa oksigjen sepse isha në gjendje të rëndë, ju thojsha o njerëz me rob lufte me kanë, ushtar i armikut, ilaqet e bukë e ujë duhet me ia dhanë, e keni obligim njerëzor që parashihet me të gjitha konventat, këta knej nuk më dhanë as bukë as ujë, kur m’u keqësu gjendja më dërgunë në emergjencë, veç intervenimin e mjekut apet nuk më dhanë ujë”, tha ai.
Megjithëse për rastin e Halilajt KMDLNJ thotë se s’ka dijeni, ky thotë se Avokati i Popullit e di rastin.
“Ka hapë rast Avokati i Populli dhe stafi i burgut e ka pranu që po e kanë ba sepse ja kanë ditë historinë stafit, kur më ka vizitu mjekja, cfarë ilaqe mi kanë qitë a mi kanë dhanë a nuk mi kanë dhanë kurrë, krejt e kanë pranu edhe është e faktune kjo”, shtoi avokati Halilaj./Periskopi/












