Avokati i Sylejman Selimit konfirmon bastisjen: S`kemi asnjë informacion rreth rastit

Bastisja në shtëpinë e Sylejman Selimit, deklarohet avokati Mëngjesin e së enjtes, Gjykata Speciale ka nisur një aksion në Prishtinë, ku cak është shtëpia e Sylejman Selimit, ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga avokati Artan Qerkini. “Mund të konfirmoi se bastisja në shtëpinë e Selimit ka nisur […]
Mëngjesin e së enjtes, Gjykata Speciale ka nisur një aksion në Prishtinë, ku cak është shtëpia e Sylejman Selimit, ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga avokati Artan Qerkini.
“Mund të konfirmoi se bastisja në shtëpinë e Selimit ka nisur herët në mëngjes dhe po vazhdon ende. Momentalisht nuk kemi asnjë informacion rreth rastit por do të deklarohemi pasi të përfundoi bastisja”, ka thënë Qerkini.












