Avokati zbulon identitetin e serbit që u plagos dhe u rrëmbye në Leposaviq, pyet Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?

Avokati zbulon identitetin e serbit që u plagos dhe u rrëmbye në Leposaviq, pyet Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?

Ivan Niniq, avokat në Serbi, ia ka bërë në X disa pyetje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me Milan Vukashinoviqin, personin që thotë se u qëllua të shtunën në Kosovë dhe i cili, sipas tij, u dërgua në Qendrën Klinike të Nishit. Avokati e quajti përgjegjës Vuçiqin, të cilin e pyeti se a u qëllua […]

Ivan Niniq, avokat në Serbi, ia ka bërë në X disa pyetje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me Milan Vukashinoviqin, personin që thotë se u qëllua të shtunën në Kosovë dhe i cili, sipas tij, u dërgua në Qendrën Klinike të Nishit.

Avokati e quajti përgjegjës Vuçiqin, të cilin e pyeti se a u qëllua Vukashinoviq për vdekje të shtunën në fshatin Jelacke në Leposaviq.

“Meqenëse përgjegjësit po heshtin, duhet të parashtroj disa pyetje për A. Vuçiqin, B. Gashiqin dhe drejtorin e VBA-së, Gjuro Jovaniq: A është qëlluar për vdekje të shtunën rreth orës 16:00 në fshatin Jelakce/Leposaviq MILAN VUKASHINOVIQ (1986), të cilit po i luftojnë për jetën në Qendrën Klinike të Nishit?”, pyeti ai.

“A iu është hequr Milanit në Qendrën Klinike të Nishit veshka e majtë dhe cipëza e zemrës?”, shtoi ai.

Avokati pyeti edhe se “a ka ende plumb në shtyllën kurrizore Milani dhe a nuk dihet ende?”.

“A do të mbetet invalid Milani dhe sa gjak ka humbur gjatë transportit nga Prokuplja në Nish? A është qëlluar Milani nga pas dhe pse? A kishin pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë uniforma maskuese pa shenja dalluese? A ka marrë pjesë, përveç ushtrisë, edhe ‘dikush tjetër’ në aksionin e gjuetisë ndaj Milanit? A ishin 3 xhipat në terren pa targa? A është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes, kush e ka kryer dhe kur? Ku është ‘Lada Niva’-ja e Milanit? A menduat se kjo do të fshihej? A mendoni se askush, asnjëherë, nuk do të japë përgjegjësi?”, shkroi Niniq./Periskopi/

POLICIA: Xhandarmëria serbe rrëmben një shtetas të Kosovës brenda territorit të Republikës

Milan Vukashinoviq e ka përkrahur hapur ish-zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq dhe e ka kundërshtuar po hapur Listën Serbe.

Më herët, atij i ishte vendosur edhe eksploziv në veturë, ishte ndaluar për disa orë në pikën kufitare në Jarinjë dhe ishte sulmuar disa herë tjera.

Të ngjashme
Messi me një mesazh për tifozët argjentinas para finales së sotme

Messi me një mesazh për tifozët argjentinas para finales së sotme

28 vjet nga masakra e Rahovecit

28 vjet nga masakra e Rahovecit

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

Pejë: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Pejë: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Familjarët rrahën mes vete në Prishtinë, lëndohet një grua – arrestohen katër persona

Familjarët rrahën mes vete në Prishtinë, lëndohet një grua – arrestohen katër persona

Hysni Gucati nesër para Gjykatës në Drenas, nuk dihet arsyeja

Hysni Gucati nesër para Gjykatës në Drenas, nuk dihet arsyeja

Aksidenti i rëndë ku vdiq gazetari i njohur nga Vlora: I lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar

Aksidenti i rëndë ku vdiq gazetari i njohur nga Vlora: I lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar

Mëngjes i qetë nëpër pikat kufitare, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Mëngjes i qetë nëpër pikat kufitare, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Finale titanësh: Spanja dhe Argjentina sonte në duelin për ‘kurorën e botës’

Finale titanësh: Spanja dhe Argjentina sonte në duelin për ‘kurorën e botës’

Kosova humb 43 milionë euro nga BE-ja, IKD: Vetëm 0.2% e diskutimeve në Kuvend ishin për integrimet europiane

Kosova humb 43 milionë euro nga BE-ja, IKD: Vetëm 0.2% e diskutimeve në Kuvend ishin për integrimet europiane

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Anglia nuk ka të ndalur, Saka realizon golin e tretë

Anglia nuk ka të ndalur, Saka realizon golin e tretë

Humbën orientimin në malin e Çikës, shpëtohen dy turistët gjermanë

Humbën orientimin në malin e Çikës, shpëtohen dy turistët gjermanë