Azemi i LDK-së i kundërpërgjigjet Muratit: Për 5 ditë keni dhënë 7 tenderë të negociuar, mbi 4 milionë euro i keni dhënë në tavolinë

Azemi i LDK-së i kundërpërgjigjet Muratit: Për 5 ditë keni dhënë 7 tenderë të negociuar, mbi 4 milionë euro i keni dhënë në tavolinë

Zyrtari i LDK-së Visar Azemi i ka reaguar ministrit Hekuran Murati duke ia përmendur shkallën e realizimit të investimeve kapitale dhe kontratat njëburimore, shkruan Periskopi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ia përmend me shifra ministrit Murati, duke e pyetur se pse po iu pengon themelimi i komisionit hetimor parlamentar. “Ne […]

Zyrtari i LDK-së Visar Azemi i ka reaguar ministrit Hekuran Murati duke ia përmendur shkallën e realizimit të investimeve kapitale dhe kontratat njëburimore, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ia përmend me shifra ministrit Murati, duke e pyetur se pse po iu pengon themelimi i komisionit hetimor parlamentar.

“Ne e dimë pse po ju acarojnë faktet tona. Sepse për 5 ditë pune, keni dhënë së fundi 7 tenderë të negociuar. Mbi 4 milionë euro të tjera i keni dhënë në tavolinë. Pra, keni mbërri në shifrën e 788 kontratave njëburimore apo në vlerën e 213 milionë eurove të dhëna sy me sy”, ka shkruar Azemi ndër të tjera.

 

Postimi i plotë:

Ministrit të Financave i paska penguar si askujt tjetër shpalosja e fakteve nga LDK sa i përket abuzimit me kontratat njëburimore dhe shkalla e realizimit të investimeve kapitale gjatë vitit 2023. Por LDK që flet veç gjuhën e fakteve, propagandës preferojmë t’i përgjigjemi sërish me fakte. E faktet e mëposhtme i kemi nga të dhënat e Thesarit, pikërisht nga ministria që e udhëheq Hekuran Murati.

Është pikërisht Ministria e këtij të fundit, ajo e Financave, Punës dhe Transfereve, që shkallën e realizimit të investimeve kapitale gjatë vitit 2023 e ka veç 52%. Pra, pakëz më shumë se gjysma, e që janë veç 8.3 milionë euro.

Meqë Murati preferon krahasimin e ministrive me komuna, le të qëndrojmë pak edhe këtu. Një ministri, ajo e Ekonomisë ka realizuar veç 11% të investimeve kapitale vitin që shkoi. Në përqindje, ministria e Artane Rizvanollit është me keq se shumica e komunave të Kosovës. Me keq se ky dikaster i qeverisë është veç Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi.

Në anën tjetër, sa i përket dallaverave që duken sheshazi me kontratat njëburimore, pse po iu pengon themelimi i komisionit hetimor parlamentar? Nëse s’keni asgjë për të fshehur, pse s’po i çelni letrat? Nëse jeni të pastër, pse s’po ndjeheni komod me u hetu kjo çështje?

Ne e dimë pse po ju acarojnë faktet tona. Sepse për 5 ditë pune, keni dhënë së fundi 7 tenderë të negociuar. Mbi 4 milionë euro të tjera i keni dhënë në tavolinë. Pra, keni mbërri në shifrën e 788 kontratave njëburimore apo në vlerën e 213 milionë eurove të dhëna sy me sy.

Këto janë faktet. Faktet janë kokëforta. Prandaj dhembin.

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës