Azemi: Skema e re e Kurtit, kamuflim – prodhon humbje, edhe ai vetë e di se s’po bën kurrgjë me këtë

Azemi: Skema e re e Kurtit, kamuflim – prodhon humbje, edhe ai vetë e di se s’po bën kurrgjë me këtë

Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një prononcim për Periskopin ka komentuar planin e kryeministrit Kurti “për çdo familje një i punësuar” Azemi, planin e Kurit e sheh “veç një kamuflim” si pasojë e krizës ekonomike që ndodhet vendi. Sipas tij, kjo skemë prodhon vetëm humbje të buxhetit të Kosovës […]

Azemi, planin e Kurit e sheh “veç një kamuflim” si pasojë e krizës ekonomike që ndodhet vendi. Sipas tij, kjo skemë prodhon vetëm humbje të buxhetit të Kosovës pasi që jep mundësinë e ndarjes familjare.

“Realisht, nëse niset nga ky fakt më shumë se gjysma e buxhetit po na shkon në raste sociale, pasi që tash shumë familje do të u jepet mundësi që m’u nda prej familjeve dhe duhet të llogaritet vet si i papunësum që në njëfarë forme nuk e kanë llogaritë sa pare janë tu u dhanë tek rastet sociale, që në fakt ka raste sociale që janë të arsyeshme por që ka edhe prej attyre që marrin social e punojnë nëpër vende pune”.

“Sipas mendimit tim kjo është veç një kamuflim ose një ikje e vëmendjes përshkak të krizës që kemi, kjo prodhon vetëm humbje të buxhetit të Kosovës pasi që jep mundësinë e ndarjes familjare, krijohen shpenzime dhe ajo është shumë i vetëdijshëm që nuk bënë kurrgjë me këtë çështje. Nëse hyn edhe e bën një llogari të mirë se sa rasteve sociale u jepet mjete edhe atyre që punojnë, është një numër bajagi i madh, por përndryshe, ikja e vëmendjes nga situata e rëndë ekonomike është ajo çka është duke e bërë”, tha Azemi për Persikopin.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat ka bërë të ditur për Periskopin se disa punëtorë nuk kanë ditur të aplikojnë për 100-euroshin e Qeverisë, dhe të njëjtëve nuk iu ëshët dhënë një mundësi e dytë për të aplikuar, pavarësisht kërkesës së bërë.

“Pse nuk po shkon me ju ndihmu punëtorëve që sot po marrin pagë 130 euro. A ma mirë me ju ndihmu atyre që po punon e po jep gjithcka prej vetes apo ata që po rrinë në shpi, e që mendoj se sot fundi-fundi kushdo qoftë  që do me punu ka mjete dhe mundësi me punu”, shtoi tutje Azemi.

Azemi thotë se Kurti mundohet  t’iu ikë varianteve tjera në momentin që ai nuk mundet me implementu diçka që vetë e paraqet.

“Ne kemi bërë presion që paga minimale të rritet që nga momenti kur është nënshkru kjo. Andaj, ky nuk është i zoti pagën minimale, jo që kërkuam ne sindikatat, por nuk është i zoti me aprovu atë pagën që vetë e premtoi. Nuk ka fuqi, nuk ka guxim. E propozoj vetë që do të jetë 250 euro netto dhe atë nuk po mundet me implementu dhe në atë moment që nuk mundet me implementu atë që vet e paraqet, mundohet të i’u ikë variantave tjerë. Jo, ku mbet paga minimale, së paku le ta lë aq sa ka premtu ai vetë. Edhe pse ne e kemi thënë që kjo pagë më neve nuk na nevojitet, kjo është qesharake, thjesht është rrenë. Nëse ti do me thanë që po du me bo një pagë 250 euro kur nuk punon, pothuajse një numër shumë i vogël me atë pagë, dhe del prej një skeme në një tjetër, po them është një marketing propagandues, jo diçka më shumë”, deklaroi ai.

“Kryeministri më mirë është të thirret në implementimin e ligjeve që i kemi në fuqi dhe jo të krijojë skema të reja sepse edhe këto skema ligjore që i kemi ai nuk është duke i implementuar, duke i funksionalizuar. Po them, a ka më keq, më tragjike se një punëtor i cili nuk ka ditë me e mbush aplikacionin për 100 euro dhe nuk ia ka dhënë mundësinë e dytë që ato mjete të shkojnë në fondin e këtyre punëtorëve, që mjerisht janë me paga shumë të vogla. Kjo për neve është punë humori”, përfundoi Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Kujtojmë se kryeminstri Kurti përmes një video, dje ka thënë se çdo familje që nuk ka së paku një të punësuar, shteti do t’ia subvencionojë në 70 për qind pagën, pra deri në 300 euro për periudhën gjashtë mujore. /PERISKOPI/

Të ngjashme
Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara