Babai i Bebe Rexhës kritikon të bijën: Boll më me foto pornografike, kam turp të dalë në rrugë

Babai i Bebe Rexhës kritikon të bijën: Boll më me foto pornografike, kam turp të dalë në rrugë

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ndoshta i ka 29 vite, por për disa gjëra ende pyetet babai i saj. Në të vërtetë, në Instagram Story, bukuroshja shqiptare ka treguar mesazhin i cili i kishte ardhur nga Flamur Rexha, i cili është babai i saj. “Do të ishte më mirë që të ndërpresësh publikimin e fotove të […]

“Do të ishte më mirë që të ndërpresësh publikimin e fotove të pista pornografike, sepse më vjen të vjell nga ty. Nuk mund ta duroj më këtë, kam turp që të dal në rrugë. Vërtetë jam i zemëruar me ty”, i ka shkruar babai i saj.

Ky mesazh ka shkaktuar reagime të ashpra në publik, prandaj Bebe është dashur t’ju drejtohej fansave të saj në Twitter, duke i dalë në mbrojtje babait të saj.

“Babai im nuk është një tip i keq dhe nuk është dashur ta publikoj atë fotografi, sepse e kam dëshpëruar vetveten. Kam dashur të jem vetëm sarkastike. E kuptoj si baba dhe e di se shkaku i veprimit tim, mesazhi i tij dukej tepër i vrazhdë. Po, më dhemb fakti që ai ende nuk flet me mua, por prapë ende ai është babai im”, ka shkruar këngëtarja, duke shtuar se i lut të gjithë që mos ta ofendojnë më babin e saj, shkruan Zeri.info.

Përndryshe, këngëtarja shqiptare njihet për stilin e saj provokues, ndërsa edhe vetë ajo ka folur për këtë, pasi ka nxjerrë në treg videospotin provokues për këngën e re “Last Hurrah”, i cili ka marrë mbi 5.5 milionë shikime për vetëm katër ditë.

“Unë jam një femër e cila jeton pa kompromis. Nuk do të lejoj që të më imponohet ndjenja e fajësisë sepse krijoj art. Po, për mua art është edhe nxjerrja në pah e vitheve të mrekullueshme, meshkujt që puthin meshkujt, femrat që puthin femrat, kryqi në trupin tim. Po ta bënte këtë një reper mashkull, gjithçka do të ishte në rregull. I vetmi person të cilit mund t’i kërkoj falje për këtë, është Zoti, nëse rastësisht e kam ofenduar, por këtë këngë e kam shkruar me zemër të pastër dhe kam dashur të tregoj se të gjithë luftojmë me përvojat personale. Zoti e ka krijuar seksin, ndërsa unë e dua seksin”, ka deklaruar Bebe.

Të ngjashme
Ronaldos nuk po ia do, por Georgina Rodriguez nuk po i ndalen sukeset: Për mua...

Ronaldos nuk po ia do, por Georgina Rodriguez nuk po i ndalen sukeset: Për mua...

“Tifozja më seksi” e Kupës së Botës i çmend tifozët me veshjen e saj në Dallas

“Tifozja më seksi” e Kupës së Botës i çmend tifozët me veshjen e saj në Dallas

Detaje rrëqethëse nga nata e fundit e aktores Ece Irtem – flet nëna e saj

Detaje rrëqethëse nga nata e fundit e aktores Ece Irtem – flet nëna e saj

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

“Dua të largohem”, Angelina Jolie tregon pse nuk ndihet më e lirë në Hollywood

“Dua të largohem”, Angelina Jolie tregon pse nuk ndihet më e lirë në Hollywood

Momente romantike, dalin fotot tjera nga muaji i mjaltit të Duas dhe Callum

Momente romantike, dalin fotot tjera nga muaji i mjaltit të Duas dhe Callum

Dua Lipa frymëzon edhe përmes librave, zbulon pesë titujt e saj të preferuar

Dua Lipa frymëzon edhe përmes librave, zbulon pesë titujt e saj të preferuar

Mimoza Ahmeti shpallet fituese e“Ferma VIP 3″ , fiton 129 mijë euro

Mimoza Ahmeti shpallet fituese e“Ferma VIP 3″ , fiton 129 mijë euro

Vdes aktorja e njohur turke, dje i mbushi 35-vjet

Vdes aktorja e njohur turke, dje i mbushi 35-vjet

Prapaskenat e ‘përplasjes’, zbulohet ç’ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin

Prapaskenat e ‘përplasjes’, zbulohet ç’ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin

“Michael” bëhet zyrtarisht filmi biografik me fitimet më të larta të të gjitha kohërave

“Michael” bëhet zyrtarisht filmi biografik me fitimet më të larta të të gjitha kohërave

Ndarja me Mateon, Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

Ndarja me Mateon, Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA