Bajrami – deputetëve të VV-së: Qysh s’e folët asnjë fjalë për tiketat ngjitëse, ku do të keqpërdoren 2 milionë euro

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se asnjë nga deputetët e Vetëvendosjes, nuk po e flet asnjë fjalë për tenderin për tiketat ngjitëse. Ajo ka thënë se po ‘flitet për keqpërdorim të 2 milionë eurove dhe deputetët e Vetëvendosjes po përdorin standarde të dyfishta‘. „Ka një javë që po diskutojmë në Kuvend e në […]
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se asnjë nga deputetët e Vetëvendosjes, nuk po e flet asnjë fjalë për tenderin për tiketat ngjitëse.
Ajo ka thënë se po ‘flitet për keqpërdorim të 2 milionë eurove dhe deputetët e Vetëvendosjes po përdorin standarde të dyfishta‘.
„Ka një javë që po diskutojmë në Kuvend e në media, që asnjë deputet i Vetëvendosjes as edhe një fjalë të vetme nuk e keni thënë për tenderin për tiketat ngjitëse. Po flitet për keqpërdorim të 2 milionë euro, ju lutem a pajtoheni ju që me i dhënë një kompanie me tre punëtore me ia dhënë një tender 2 milionë euro, një tiketë që kushton 2 cent. Andaj, mos përdorni standarde të dyfishta”, ka thënë Bajrami.
“Ju lutem dilni folni, a jeni për keqpërdorim të 2 milionë eurove, mos na shitni moral, se u bo e tepër kjo”, ka thënë ajo. /Periskopi/












