Bajrami e bën për “pesë pare” Muratin: As në kohën e UNMIK-ut s’ka pasë sanksione, LVV e ktheu vendin edhe para asaj kohe

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran Muratit pasi tha se ‘propozimi i LDK të kthen në kohën e UNIMIK‘, shkruan Periskopi. Bajrami tha se sot Kosova është në krizë sepse Vetëvendosje po e mban shtetin peng, duke shtuar se vetë VV-ja e ka kthyer vendin edhe para kohës së […]
Bajrami tha se sot Kosova është në krizë sepse Vetëvendosje po e mban shtetin peng, duke shtuar se vetë VV-ja e ka kthyer vendin edhe para kohës së UNMIK-ut.
‘Për me tepër është LVV që ka pranuar marrëveshje me Serbinë ku i referohet Rezolutës 1244 mbi të cilën funksionon edhe UNMIK-u.
Sot, Kosova është në krizë sepse LVV nuk pranon që s’po mund të bëj shumicën, LVV sot e mbani shtetin peng, sepse ata e e kanë intersin e partisë para interesit të shtetit e intersin personal mbi interesin qytetarë’, shkroi mes tjerash Bajrami.
Postimi i plotë:
Vendin në kohën e UNMIK-ut e para asaj kohe e ka kthyer LVV, sepse në kohën e UNMIK-ut: nuk ka pasur sanksione ndërkombëtare ndaj Kosovës, zyrtarët shtetërorë janë përgjigjë institucioneve të drejtësisë e nuk i kanë mohuar ato, politikanët që kanë shkelur Kushtetutën kanë dhënë dorëheqje, nuk kanë marrë institucionet peng, Kuvendi nuk është mbledhur 12 herë me radhë për të dështuar në zgjedhjen e kryetarit.
Për me tepër është LVV që ka pranuar marrëveshje me Serbinë ku i referohet Rezolutës 1244 mbi të cilën funksionon edhe UNMIK-u.
Sot, Kosova është në krizë sepse LVV nuk pranon që s’po mund të bëj shumicën, LVV sot e mbani shtetin peng, sepse ata e e kanë intersin e partisë para interesit të shtetit e intersin personal mbi interesin qytetarë.
Mos e pranoni propozimin tonë, është e drejtë e juaja, ne nuk imponojmë, ne kemi propozuar zgjidhje, urdhëro e bëjeni shumicën e mos u tallni me shtetin dhe me qytetarët.
Propozimi për Qeveri Transitore përmes marrëveshjes nuk është kundër askujt por është në të mirë të të gjithë qytetarëve.












