Bajrami: Gjatë mandatit të Kurtit, çmimi i rrymës është ngritur dy herë – kjo ulje prej vetëm 8% nuk do të ndihet nga konsumatorët

Bajrami: Gjatë mandatit të Kurtit, çmimi i rrymës është ngritur dy herë – kjo ulje prej vetëm 8% nuk do të ndihet nga konsumatorët

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë ka miratuar të martën tarifat e reja të energjisë elektrike. Vendimi i ri parashikon lirim për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë dhe për konsumatorët komercialë dhe industrialë. Megjithatë, vendimi ka nxitur reagime. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, […]

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë ka miratuar të martën tarifat e reja të energjisë elektrike.

Vendimi i ri parashikon lirim për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë dhe për konsumatorët komercialë dhe industrialë.

Megjithatë, vendimi ka nxitur reagime.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka shprehur pakënaqësi me këtë vendim, duke vënë theksin në rritjet e mëdha të çmimit të energjisë elektrike që kanë ndodhur në tre vitet e fundit.

Sipas Bajramit, çmimi i energjisë elektrike është rritur për më shumë se 100% dhe kjo ulje prej vetëm 8% nuk do të ndihet nga konsumatorët.

Ajo thekson se gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, me përkrahjen e Vetëvendosjes, ZRRE ka ngritur çmimin e energjisë elektrike dy herë.

“Herën e parë, çmimi për konsumin familjar është ngritur për 104% në tarifën e lartë dhe 85% në tarifën e ulët për shpenzimet mbi 800 KWh. Më pas, rritja e dytë ka prekur të gjithë shpenzuesit me një shtim prej 15%,” tha Bajrami.

Deputetja kritikon më tej se pavarësisht rritjeve të mëdha, ulja aktuale do të jetë e pamjaftueshme për të kompensuar kostot e larta që kanë qenë të prezente deri tani, duke shtuar se arsyet që janë përdorur për rritjen e mëparshme të çmimeve sot nuk ekzistojnë më.

ZRRE-ja ka thënë se do të ulë për 8 për qind tarifat për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë, që nënkupton se nga 14.45 centë për kilovat, ata do të paguajnë 13.29 centë për tarifën e ditës, dhe nga 6.81 centë në 6.26 centë për tarifën e natës.

Tarifa e natës – më e lirë – vlen në orarin 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit.

Çmimi i energjisë elektrike në tri vitet e fundit ngritje mbi 100%, ulje vetëm 8%

Gjatë mandati të Qeverisë Kurti dhe…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Tuesday, April 2, 2024

Të ngjashme
Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë