Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur pas fitores ndaj Letonisë. Shqipëria fitoi 1:0 ndaj Letonisë të martën mbrëma, me golin e shënuar nga Kristjan Asllani. Pas ndeshjes, Bajrami ka thënë se kombëtarja shqiptare në futboll do t’i kërkojë pikët e plota nga përballja me Serbinë në Beograd në tetor, në kualifikimet për […]

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur pas fitores ndaj Letonisë.

Shqipëria fitoi 1:0 ndaj Letonisë të martën mbrëma, me golin e shënuar nga Kristjan Asllani.

Pas ndeshjes, Bajrami ka thënë se kombëtarja shqiptare në futboll do t’i kërkojë pikët e plota nga përballja me Serbinë në Beograd në tetor, në kualifikimet për Botërorin 2026.

“Do ta marrim këtë fitore për rrugën tonë. Për Kombëtare jam gjithnjë gati. Ky ishte shansi im, ndonëse nuk kam luajtur shumë së fundi. Besoj se e kam shfrytëzuar. Besoj se kemi bërë analizën e mirë. Jemi shumë të lumtur për fitoren. E rëndësishme të kthehemi nëpër klube, të fokusohemi atje”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Bajrami e ka cilësuar të madhe ndeshjen me Serbinë.

“Më pas të kthehemi në Kombëtare, të vetëdijshëm se kemi ndeshje të madhe. Do të synojmë të marrim tri pikë ndaj Serbisë”, ka shtuar ai.

Shqipëria e Serbia barazuan pa gola në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë.

Me fitoren ndaj Letonisë, Shqipëria doli në vendin e dytë në Grupin K. E zhvendosi Serbinë në vendin e tretë.

Shqipëria i ka tetë pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Serbia mbetet me shtatë pikë nga katër ndeshje. Në grup udhëheq Anglia me 15 pikë. Letonia i ka katër e Andorra është pa pikë./Periskopi/

Të ngjashme
Ndeshja Brazil – Maroku mund të shtyhet shkak i motit të keq në New Jersey

Ndeshja Brazil – Maroku mund të shtyhet shkak i motit të keq në New Jersey

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Courtois e paralajmëron pensionimin nga kombëtarja pas Botërorit

Courtois e paralajmëron pensionimin nga kombëtarja pas Botërorit