Bajrami pasi dorëzoi kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë: Tani është në dorën e Prokurorisë

Bajrami pasi dorëzoi kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë: Tani është në dorën e Prokurorisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se në emër të deputetëve të partisë së saj dorëzuan 17 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe të gjithë ish-ministrave të Qeverisë së kaluar të cilët janë zgjedhur deputetë, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë. “Kemi dorëzuar 17 […]

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se në emër të deputetëve të partisë së saj dorëzuan 17 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe të gjithë ish-ministrave të Qeverisë së kaluar të cilët janë zgjedhur deputetë, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë.

“Kemi dorëzuar 17 kallëzime penale kundër ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ish-minitrave të kabinetit të tij, duke përfshirë këtu edhe një ish-zëvendësministre. Të gjithë këta të zgjedhur deputetë dhe të certifikuar sipas rezultatit zgjedhor nga KQZ me datën 27 mars. Ne besojmë se nga data 27 mars këta janë në kundërshtim me nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, ligj ky i hartuar dhe i miratuar nga votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në mandatin e kaluar”, tha Bajrami sot para gazetarëve pas dorëzimit të kallëzimeve penale.

Ajo tha se duke qenë se prej datës së certifikimit deri më sot “vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive, duke shfrytëzuar resurset, duke marrë vendime të cilat kanë pasoja financiare dhe pasoja të tjera dhe duke shfrytëzuar resurset e institucioneve të Kosovës, këta deputetë kanë konsumuar vepër penale”.

“Grupi i juristëve të LDK-së ka kërkuar qasje në dokumente prej disa ministrave kemi marrë, dis të tjerë nuk na kanë dhënë qasje, por prej atyre informatave që kemi pasë i jemi drejtuar Prokurorisë Speciale, tani është në dorën e saj që të kërkojë qasje në vendime të tjera”.

Bajrami tha se Kurti e ish-ministrat “kanë thënë se kanë dhënë dorëheqje dhe vazhdojnë të qëndrojnë në zyre”.

LDK më pas në një komunikatë për media tha se deputetët e saj “kërkojnë nga Prokuroria që të nisë hetime penale ndaj të gjithë të dyshuarëve, të shqyrtojë të gjitha vendimet e marra nga Qeveria pas datës së certifikimit si dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar përgjegjësi penale dhe politike”./Periskopi/

Të ngjashme
Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë