Bajrami: Të hetohen se cilat kanë qenë kërkesat e Radojçiqit për Kurtin – cila është kostoja që ka paguar Kosova

Bajrami: Të hetohen se cilat kanë qenë kërkesat e Radojçiqit për Kurtin – cila është kostoja që ka paguar Kosova

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se organet e drejtësisë duhet ta hetojnë Mimoza Kusari-Lilën, lidhur me audio-incizimin që u publikua në media, ku ajo dëgjohet duke biseduar me Milan Radojçiq, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë dhe të sanksionuarin nga ShBA’të. Bajrami ka thënë se duhet të hetohen […]

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se organet e drejtësisë duhet ta hetojnë Mimoza Kusari-Lilën, lidhur me audio-incizimin që u publikua në media, ku ajo dëgjohet duke biseduar me Milan Radojçiq, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë dhe të sanksionuarin nga ShBA’të.

Bajrami ka thënë se duhet të hetohen edhe se cilat kanë qenë kërkesat e Radojçiqit për Kryeministrin Albin Kurti.

“Sepse ne e kemi pa edhe rezultatin e atij koordinimi që ka qenë votimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës i Listës Serbe për pagën minimale. Ne sot na duhet me ditë se cila është kostoja që Republika e jonë, e katandisur si mos më keq në këto vitet e pasluftës dhe pas pavarësisë në skenën ndërkombëtare që e ka marrë imazhin e agresorit dhe jo të viktimës që e ka pas, cila është kostoja që Republika e Kosovës e ka paguar si rezultat i këtij koordinimi me terrorristin Radojçiq”, ka deklaruar Bajrami në Kuvend.

Sipas saj, niveli i parë i përgjegjësisë për këtë çështje i takon Kurtit.

“Në emër të LDK’së kërkoj nga organet e drejtësisë të bëhet një hetim, të hetohet Mimoza Kusari-Lila, e cila ka leju me u bë mashë e Albin Kurtit, mirëpo niveli i parë i përgjegjësisë i takon atij, Shefit të Mimoza Kusarit, Kryeministrit Albin Kurti”, ka deklaruar tutje ajo.

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it