Bashkë me grupin e Dragan Jabllanoviqit, dënohet me burgim edhe Haxhi Bejta, drejtor i prokurimit në Komunën e Skenderajit

Bashkë me grupin e Dragan Jabllanoviqit, dënohet me burgim edhe Haxhi Bejta, drejtor i prokurimit në Komunën e Skenderajit

Nën akuzën për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, bashkë me ish-kryetarin e Leposaviqit Dragan Jabllanoviq, me 2 vjet e 6 muaj burgim u dënua edhe Haxhi Bejta, aktualisht Drejtor i Prokurimit në Komunën e Skenderajt. Periskopi Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten shpalli aktgjykimdënues ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, duke e dënuar […]

Nën akuzën për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, bashkë me ish-kryetarin e Leposaviqit Dragan Jabllanoviq, me 2 vjet e 6 muaj burgim u dënua edhe Haxhi Bejta, aktualisht Drejtor i Prokurimit në Komunën e Skenderajt.

Periskopi

Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten shpalli aktgjykimdënues ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, duke e dënuar me 3 vjet burgim efektiv për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Bashkë me Jabllanoviqin, aktgjykimi dënues u shpall edhe për 13 të akuzuarit tjerë për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Keqpërdorim të autorizimeve ekonomike”.

Pjesë e këtij grupi, ishte edhe Haxhi Bejta, i cili aktualisht mbanë pozitën e drejtorit të prokurimit në Komunën e Skenderajt. Bejta u dënua me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Periskopi ka kontaktuar kryetarin e Skenderajit, Fadil Nuren, për ta pyetur se çfarë do të ndërmarrin pas vendimit ndaj drejtorit tëprokurimit.

“Ai sigurisht që tërhiqet prej përgjegjësive që ka deri në një vendim të shkallës së dytë. Besoj të hënën sigurisht personi në fjalë në këtë rast zotëriu do të tërhiqet prej përgjegjësive që ka. Të hënën me vjen aktgjykimi edhe personi tërhiqet, dhe është e vërtetë  ajo çka është, po derisa ta kem aktgjykimin në dorë edhe formal, atëherë masat do të jenë konform përgjegjësive politike, morale dhe ligjore”, tha Nura për Periskopin.

Haxhi Bejta, edhe pse tashmë një kohë i pensionuar ka marr pozitën e drejtorit të Prokurimit në komunën e Skenderajt, pasi kryetari Fadil Nura e shndërroi jashtëligjshëm Zyrën e Prokurimit në drejtori dhe post politik.

Për rastin e Bejtës, përmes një videoje ka reaguar edhe kryetari i Listës Ideal në Skenderaj, Nuredin Lushtaku. Sipas tij, “kur Bejta doli në pension, nuk guxuan ta qojnë në shtëpi, por për tëkrijuan drejtori të re”.

I pyetur për akuzat e Nuredin Lushtakut se “Nura nuk guxon ta shkarkoj Haxhi Bejtën”, kryetari i Skenderaj i vlerësoi të ulëta deklaratat e tij.

“Më së paku me intereson çka thotë Nuredin Lushtaku, bash më së paku, as nuk i komentoj, janë nivele të ulëta këto deklarime të tij”, tha Nura për Periskopin.

Aktakuza e ngarkonte Haxhi Bejtën për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar bashkë me ish-kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, Aleksandar Ackoviq, Aleksandar Kostiq, Çedomir Timotijeviq, Bojan Banoviq, Mirosllav Ivanoviq, Ivan Kadiq, Boban Millovanoviq. Ndërsa, të akuzuarit Xhemajl Ferizi, Haki Haxhiu, Mehdi Haxhiu, Mensur Rama dhe Nijazi Musliu, akuzoheshin për veprat penale pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Vepra penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283, paragrafi 1 të KPRK-së dënohet me gjobë deri në 250 mijë euro dhe me burgim prej së paku shtatë vjet, ndërsa sipas paragrafit 2 të këtij neni, kjo vepër dënohet me gjobë deri në 500 mijë euro dhe me burgim prej së paku 10 vjet.

Kurse, vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, kurse vepra penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 290, paragrafi 2 dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet. /PERISKOPI

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit