Bashkimi Evropian: Presim themelimin e Asociacionit

Bashkimi Evropian: Presim themelimin e Asociacionit

Qeveria e Kosovës s’ka ndryshuar qëndrim, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano thotë se për Asociacionin nuk ka ndryshuar as qëndrimi i Unionit. “Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kosova ka hyrë në marrëveshje për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së […]

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano thotë se për Asociacionin nuk ka ndryshuar as qëndrimi i Unionit.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kosova ka hyrë në marrëveshje për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave Serbe. Kjo marrëveshje është lidhur me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Nuk është tërhequr asnjëherë”, tha Stano.

Duke kujtuar se Marrëveshja e vitit 2013 u ratifikua në Kuvend me 2/3 e votave të deputetëve, Stano thotë se Kosova ka obligim ndërkombëtar që ta zbatojë atë.

Kryeministri Albin Kurti e kishte shpallur të vdekur Asociacionin, duke thënë se formini i tij i shkon për shtati vetëm Beogradit dhe duke përsëritur se ajo marrëveshje ishte shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Këtë të fundit, zëdhënëdi i BE-së e quan keqinterpretim.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 në lidhje me Asociacionin/Bashkësinë është keqinterpretuar rregullisht. Gjykata asnjëherë nuk tha se Asociacioni/Bashkësia nuk mund/nuk duhet të themelohet”, thotë Stano.

Prandaj, ai thekson se në BE presin që “Kosova t’i respektojë zotimet që ka marrë në Dialog”.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe planifikohet të jetë pjesë e rëndësishme e marrëveshjes që Kosovës dhe Serbisë po iu kërkohet ta nënshkruajnë brenda javësh. Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar tha se mëngjesin e së mërkurës me presidenten Vjosa Osmani kanë folur për mënyrat e ndryshme se si mund të formohet ky asociacion.

Për Escobarin, më e rëndësishmja është që Asociacioni “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duhet t’u përmbahet ligjeve të Kosovës dhe nuk duhet të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës”.

Qeveria, ndërkohë, bëri të ditur se është kundër këtij asociacioni. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i tha të enjtën Expressit se qëndrimi për këtë çështje “është i njohur, i qartë dhe i njëjtë”.

“Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet joshumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim”, ka thënë Kryeziu.

Të ngjashme
Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova