BBC shkruan për ushtarin e Kosovës: Akuzohet për përdhunim dhe dy raste të sulmit seksual ndaj një gruaje, ai mohon fajësinë

BBC shkruan për ushtarin e Kosovës: Akuzohet për përdhunim dhe dy raste të sulmit seksual ndaj një gruaje, ai mohon fajësinë

Një ushtar Kosovar që ndihmonte në trajnimin e personelit të ushtrisë ukrainase, ka mohuar akuzat për sulm seksual. Siç raporton BBC, Bali Hoxha 28 vjeçar, nga kampi Tofts Camp në Thetford, Norfolk, është akuzuar për përdhunim dhe dy raste të sulmit seksual ndaj një gruaje. Sipas aktakuzës, sulmi i dyshuar ka ndodhur përgjatë një shtigje […]

Siç raporton BBC, Bali Hoxha 28 vjeçar, nga kampi Tofts Camp në Thetford, Norfolk, është akuzuar për përdhunim dhe dy raste të sulmit seksual ndaj një gruaje.

Sipas aktakuzës, sulmi i dyshuar ka ndodhur përgjatë një shtigje midis rrugës “Prince of Wales” dhe parkut “Riverside Retail Park”, rreth orës 23:30 më 17 shtator.

Hoxha është dërguar në paraburgim nga Gjykata e Kurorës në Norwich deri në gjykimin e tij, i cili është caktuar për 7 prill të vitit të ardhshëm, e që pritet të zgjasë pesë ditë.

BBC shkruan se Hoxha është i punësuar nga ushtria e Kosovës, por është i kontraktuar për të trajnuar ushtarë ukrainas në bazën stërvitore të ushtrisë britanike pranë Thetford-it, në kuadër të një kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes.

Në seancë, ai foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, ndërsa avokati mbrojtës Jonathan Goodman i tha gjykatës se megjithëse anglishtja e klientit të tij ishte e mjaftueshme për seancën e paraqitjes së deklaratës, një përkthyes në gjuhën shqipe do të jetë i nevojshëm për gjykimin dhe çdo seancë ndërmjetëse.

Gjykatës iu bë e ditur gjithashtu se tre dëshmitarë do të kenë nevojë për përkthyes.

U tha se këta dëshmitarë ka të ngjarë të jenë të dislokuar në Kosovë në kohën e gjykimit, por ushtria e Kosovës do t’i lirojë ata për të marrë pjesë në seancë.

Të ngjashme
Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit