BE-ja dhe OSBE-ja dënojnë vrasjen e gjyqtarit në Tiranë

BE-ja dhe OSBE-ja dënojnë vrasjen e gjyqtarit në Tiranë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe OSBE-ja kanë reaguar duke dënuar ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbi plagosjen e dy qytetarëve brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, e ndodhur sot rreth orës 15:00. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri shprehet i tronditur ndërsa ka dënuar me forcë aktin […]

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe OSBE-ja kanë reaguar duke dënuar ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbi plagosjen e dy qytetarëve brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, e ndodhur sot rreth orës 15:00.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri shprehet i tronditur ndërsa ka dënuar me forcë aktin kriminal siç e ka quajtur ky institucion.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë. Ne e dënojmë me forcë këtë akt kriminal,” thuhet në deklaratë, transmeton RTSH.

BE shprehu ngushëllimet më të thella për familjen e gjyqtarit Kalaja dhe theksoi nevojën e menjëhershme për rritjen e sigurisë.

“Kjo tragjedi nënvizon nevojën e ngutshme që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit,” thuhet m tej në deklaratë.

BE ritheksoi angazhimin e saj të palëkundur për të mbështetur konsolidimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Ndërkaq Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shprehu gjithashtu hidhërimin dhe dënoi me ashpërsi aktin e rëndë.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, që i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë,” thuhet në reagimin e OSBE-së.

Organizata i shprehu ngushëllimet familjes dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Prezenca e OSBE-së dënon me forcë këtë akt të dhunshëm. Sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike,” theksohet në deklaratën e OSBE-së.

OSBE mirëpriti arrestimin e shpejtë të autorit dhe nënvizoi rëndësinë e një procesi ligjor të plotë dhe të shpejtë për vendosjen e drejtësisë.

“Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor,” përfundon deklarata.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili për pasojë ka humbur jetën. Nga të shtënat janë plagosur gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç, palë në proces, ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe shtetasve R. K., 65 vjeç, dhe E. K., 45 vjeç, babë e bir, pala tjetër në proces./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve