BE-ja, Gjermania e Franca të zhgënjyer pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në: Opinionet tona s’u morën parasysh

BE-ja, Gjermania e Franca të zhgënjyer pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në: Opinionet tona s’u morën parasysh

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas votimit të Ligjit për Këshillin e Pavarur të Mediave dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pa i marrë parasysh rekomandimet e dhëna nga ekspertë të brendshëm dhe ndërkombëtarë. Szunyog tha se kuvendi sot humbi mundësinë për t’i pasur dy ligje të mira, atë për […]

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas votimit të Ligjit për Këshillin e Pavarur të Mediave dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pa i marrë parasysh rekomandimet e dhëna nga ekspertë të brendshëm dhe ndërkombëtarë.

Szunyog tha se kuvendi sot humbi mundësinë për t’i pasur dy ligje të mira, atë për KPK-në dhe KPM-në, por sipas tij, kjo gjë dështoi në inkorporimin e plotë  të rekomandimeve të BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

“Në fund të fundit, ligjet e mira nuk kanë të bëjnë vetëm me rrugën e Kosovës drejt BE-së. Ato kanë të bëjnë me sigurimin e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe mbrojtjes së qytetarëve. Na vjen keq që Kuvendi nuk arriti t’i trajtojë këto shqetësime kryesore dhe të përafrohet me standardet e BE-së dhe standardet evropiane”, shkroi Szunyog

Më tej, Szunyog i bëri thirrje kuvendit që në projektligjin për Zyrtarët Publikë t’i rishqyrtojë edhe një herë amendamentet e propozuara për t’u siguruar që ligji t’i përmbushë standardet e BE-së dhe standardet evropiane, duke e adresuar komentet dhe rekomandimet e mëparshme.

Në lidhje me këto dy ligje, mbi postimin e bërë nga Szunyog në rrjetin social “X”, ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se nëse qeveria do që ta përshpejtojë rrugën e Kosovës drejt BE-së, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së.

“Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së. BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar”, tha Rohde.

Të ngjashme
Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë